Home / Lajme / Maqedoni / SHBA financon restaurimin e Xhamisë së larme në Tetovë

SHBA financon restaurimin e Xhamisë së larme në Tetovë

14 shtator-Që nga themelimi i Fondit të ambasadorit për mbrojtje të kulturës në vitin 2001, Ambasada e SHBA-ve ka finansuar dhjetë projekte në Republikën e Maqedonisë, që ka fituar mbështetjen më të madhe përmes këtij programi nga cilido shtet tjetër në Evropë

Më 15 shtator, e enjte, ambasadori i Shteteve të Bashkuara Paul D. Wohlers dhe ministri për kulturë i Republikës së Maqedonisë Elizabeta Kançeska Milevska do të nënshkruajnë një Marrëveshje për grant në vlerë prej 94.700 dollarë amerikanë për ruajtje dhe restaurim të punimeve të fasadës historike të Xhamisë së larme në Tetovë.

Ky grant sigurohet përmes Fondit të ambasadorit për mbrojtje të kulturës, program i finansuar nga Departamenti i shtetit i SHBA-ve.

Që nga themelimi i Fondit të ambasadorit për mbrojtje të kulturës në vitin 2001, Ambasada e SHBA-ve ka finansuar dhjetë projekte në Republikën e Maqedonisë, që ka fituar mbështetjen më të madhe përmes këtij programi nga cilido shtet tjetër në Evropë.

Ky program u themelua nga Kongresi i SHBA-ve për të ndihmuar shtetet në zhvillim në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e trashëgimisë së tyre të rëndësishme kulturore.

Ky fond demonstron përkushtimin e SHBA-ve për të mbrojtur trashëgiminë tonë të përbashkët në tërë botën duke ndihmuar në mbrojtjen e pasurive kulturore për gjeneratat e ardhshme

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *