Home / Lajme / Botë / SHBA-ja sot e shënon 10-vjetorin nga sulmet terroriste më 11 shtator të vitit 2001

SHBA-ja sot e shënon 10-vjetorin nga sulmet terroriste më 11 shtator të vitit 2001

11 shtator-Dy aeroplanë në periudhë prej 15 minutave u përplasën në dy kullat binjake të Qendrës tregtare botërore, i treti u rrëzua në ndërtesën e Pentagonit, në Uashington, ndërsa i katërti i njohur së “fluturimi 93” u rrëzua në Shenksvil, Pensilvani pasi udhëtarët tentuan ta ndërmarrin aeroplanin nga rrëmbyesit.

Nën masa të shtuara të sigurisë Shtetet e Bashkuara po shënojnë përvjetorin e dhjetë të 11 Shtatorit duke përkujtuar rreth 3.000 viktimat e ngjarjeve të vitit 2001.

Më 11 shtator të vitit 2001, pjesëtarë të Al Kaedës rrëmbyen katër aeroplanë për udhëtarë me qëllim që të kryejnë sulme vetvrasëse mbi simbolet e fuqisë amerikane.

Dy aeroplanë në periudhë prej 15 minutave u përplasën në dy kullat binjake të Qendrës tregtare botërore, i treti u rrëzua në ndërtesën e Pentagonit, në Uashington, ndërsa i katërti i njohur së “fluturimi 93” u rrëzua në Shenksvil, Pensilvani pasi udhëtarët tentuan ta ndërmarrin aeroplanin nga rrëmbyesit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, pritet të vizitojë gjatë ditës tri vende të cilat u sulmuan nga aeroplanët dhjetë vite më parë-Uashingtonin, Nju-Jorkun dhe Pensilvaninë.

Në njoftimet e lëshuara ditë më parë, Obama citohet të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara tani janë më të fuqishme se në kohën pas sulmeve terroriste dhe se rrjeti terrorist i Al Kaedës përgjegjës për sulmet në fjalë, është “në rrugën e shkatërrimit”.

Përkujtimet komemorative do të mbahen nën masa të shtuara të sigurisë në Nju-Jork dhe Uashington për shkak të informatave “kredibile”, por të pakonfirmuara për një sulm eventual të Al Kaedës.

Ahmeti i dërgoi telegram përkujtimi u.d. ambasadorit të SHBA-së Ageler me rastin e sulmeve të 11 shtatorit.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e përvjetorit nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001, sot dërgoi një letër deri te presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.

“Pikërisht në dhjetëvjetorin nga sulmet terroriste të cilat nuk e tronditën vetëm popullin Tuaj të madh, gjithashtu edhe zemrat dhe mendimet e të gjithë demokratëve liridashës në botë, do të mund thjesht të bashkohem drejt ndjenjës së vetme se ngjarjet e tmerrshme nga ajo ditë e kobshme nuk mund të harrohen asnjëherë. Ndjenja e tmerrit, druajtjes dhe pikëllimi asnjëherë nuk do të zbehet në harresë. Duhet të mbetet në kujtim si një mësim, por edhe si inkurajim për solidaritet dhe bashkim midis shteteve të lira në luftën e fundit kundër të keqes”, thotë Ivanov.

Në letër, presidenti i Maqedonisë thekson se “para dhjetë viteve terrorizmi solli një goditje serioze te populli Juaj dhe te vlerat tona të përbashkëta, duke hedhur një hije të thellë ndaj botës së lirë. Deri sot, kjo hije vazhdimisht po shpërndahet si nga ana e patriotëve amerikanë, ashtu edhe nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

“Duke i kujtuar viktimat, vuajtjet e çdo familje që jetojnë në pikëllim, dëshiroj T’ju bindë, zotëri President, se Republika e Maqedonisë dhe populli i saj do të vazhdojnë për t’i përkrahur përpjekjet amerikane për mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë me vendosshmëri të njëjtë si deri tani. Lufta për paqe, liri dhe të ardhme më të mirë e njerëzimit në tërësi, është larg përfundimit. Republika e Maqedonisë është mik i sinqertë dhe i dëshmuar dhe partner i kombit Tuaj të madh, ndërsa paqeruajtësit tanë mbeten së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përpjekjet për siguri më të madhe, stabilitet dhe paqe në botë. Do të dëshiroja që T’ju bind se mendimet e qytetarëve të Maqedonisë janë me familjet e viktimave”, thotë presidenti Ivanov në letrën deri te Obama. fm

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *