Home / Lajme / Maqedoni / Shënimi i Ditës ndërkombëtare për mbrojtjen e shtresës së ozonit

Shënimi i Ditës ndërkombëtare për mbrojtjen e shtresës së ozonit

16 shtator-Në fund ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u falënderua që sot së bashku e kremtuan këtë datë të rëndësishme në kalendarin ekologjik dhe siguroi se, si deri më tani ashtu edhe më çdo 16-të Shtator të ardhshëm do ta festojmë me rezultate të reja, deri në përcjelljen e kilogramit të fundit të substancës, e cila e vobekëson mbështjellësin e ozonit, në historinë e këtij akcioni të suksesshëm

Më paraqet kënaqësi të madhe, që kam nderin ta përshëndes këtë takim tani më tradicional dhe që marr pjesë në kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të mbrojtjes së mbështjellësit të ozonit, që sot po kremtohet gjithandej në planetin tonë, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi sot në manifestimin për shënimin e Ditës ndërkombëtare për mbrojtjen e shtresës së ozonit.

“Tani më 14 vite e shfrytëzojmë këtë rast që të lëvdërohemi për gjithë ate që ka bërë Ministria jonë në sferën e mënjanimit të substancave të cilat e vobekësojnë mbështjellësin e ozonit. Për këtë arsye, këtë vit do të jem më i shkurtër dhe vetëm permes një numri, do të mundohem t’Jua paraqes rrëfimin tonë të suksesshëm: Republika e Maqedonisë përmes projekteve në industri, në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në bujqësi, në ngritjen e vetëdijes publike me sukses eliminoi 99% të shpenzimeve të këtyre kemikaleve”, tha Ademi.

Ai me këtë rast tha se duke i përcjellur obligimet të cilat dalin nga Protokolli i Montrealit për substancat, të cilat e vobekësojnë mbështjellësin e ozonit, intensivisht punojnë në reduktimin e grupit të komponimeve HCFC te faktorët e tanguar drejtëpërdrejtë, serviset e paisjeve për ftohje.

“Me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë në gjithë aksionin organizuam trajnime të profesorëve të shkollave të mesme profesionale ku proceset e ftohjes janë pjesë e programeve mësimore. Të gjitha aktivitetet janë të mbuluara me kornizë përkatëse ligjore tërësisht të harmonizuar me rekomandimet dhe legjislaturën e Unionit Europian”, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor .

Duke pasur parasysh se HCFC janë gazra të fuqishme të qelqta me potencial 2000 herë më të lartë nga potenciali i dioksidit të karbonit, siç tha Ademi, lirisht mund të themi se ky aksion i yni jep rezultate në dy fusha: me eliminimin e përshpejtuar të HCFC dhe rritet kontributi drejt mbrojtjes së sistemit global klimatik.

“Shkurt do t’i përkushtohem temës së takimit të ditës së sotme, aplikimit të substancave që e vobekësojnë mbështjellësin e ozonit në prodhimtarinë bujqësore. Ky është një lloj i finales së aktiviteteve për eliminimin e këtyre kemikaleve në bujqësi, për të cilin në vitin 2007 vendi ynëështë shpërblyer nga bashkësia ndërkombëtare në krye me UNEP-in. Projekti për eliminimin e metilbromidit në bujqësi mundëson zëvendësimin komplet të kësaj substance me një potencial të lartë të vobekësimit të mbështjellësit të ozonit përmes aplikimit të medotave të sigurta alternative”, tha Ademi.

Duke e ndjekur moton e bashkësisë ndërkombëtare “Zëvendësimi i HCFC: mundësi e vetme”, këtë vit, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kanë një qasje interesante për shënimin e Ditës së mbrojtjes së mbështjellsit të ozonit.

“Së bashku me bashkëpunëtorët tanë shumëvjeçar, Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe të Ushqimit kemi bërë një lidhje midis shkencës dhe praktikës. Në frymën e bashkëpunimit rajonal dhe për shkak të promovimit të aktiviteteve nacionale për mbrojtjen e mbështjellsit të ozonit me kënaqësi e pranuam idenë për përgatitjen e përmbledhjes me përvoja interesante dhe shfrytëzuese në aplikimin e alternativave të substancave që e vobekësojnë mbështjellësin e ozonit në këtë degë. Sot, si hyrje në këtë vegël të dobishme për ngritjen e vetëdijes së publikut, para Jush është mini-broshura e cila i përmban thekset kryesore të Përmbledhjes”, potencoi Ademi.

Në fund ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u falënderua që sot së bashku e kremtuan këtë datë të rëndësishme në kalendarin ekologjik dhe siguroi se, si deri më tani ashtu edhe më çdo 16-të Shtator të ardhshëm do ta festojmë me rezultate të reja, deri në përcjelljen e kilogramit të fundit të substancës, e cila e vobekëson mbështjellësin e ozonit, në historinë e këtij akcioni të suksesshëm.

Ademi me Zyrën e tij për mbrojtjen e shtresës së ozonit i bashkangjitet aksionit ndërkombëtar për shënimin e 16 shtatorit, të cilën për ditë ndërkombëtare për mbrojtjen e shtresës së ozonit është shpallur nga ana Asamblesë së Përgjitshhme të KB-së me Rezolutën numrër 49/114.

Tema e manifestimit të sivjetëm është “Mundësia për kursimin e energjisë në prodhimin e kopshtarisë në hapësira të mbrojtura”, ndërsa do të promovohet përmes prezentimeve të ekspertëve dhe shpërndarjes të broshurave tematike

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *