Home / Sport / Shkëndija dhe Metalurgu jashtë Kupës

Shkëndija dhe Metalurgu jashtë Kupës

Fituesi në fuqi i Kupës së Maqedonisë, Metalurgu dhe fituesja e kampionatit të kaluar Shkëndija janë eliminuar në 1/8 e finales së Kupës, duke humbur mundësinë për të kërkuar këtë vit trofeun e kësaj veprimtarie. Dy skuadrat që bartin trofetë nga viti i kaluar kanë gjetur eliminimin pas egzekutimit të penaltive. Metalurgu u mund 5:3 nga Rabotniçki, pasi 90-të minutat u mbyllën 0:0, ndërsa Shkëndija humbi 3:0 me penalti, pasi paraprakisht u turpërua gjatë kohës së rregullt duke lejuar të eliminohet epërisa prej dy golave nga ndeshja e parë në Tetovë. Renova nuk lejoi befasi dhe në ndeshjen e kthimit ‘shkatëroi’ Gostivarin me rezultatin 5:1.

Kupa e Maqedonisë do të ketë pronar të ri, pasi kampionët në fuqi Metalurgu janë eliminuar nga Rabotnicki. Pasi ndeshja u mbyll njëjtë si në takimin e parë 0:0, Rabotnicki kaloi në çerekfinale pasi fitoi 5:3 me penalti. Rabotniçki luajti një kohë pa Muharemin e ndëshkuar me të kuq, ndërsa pasi humbi një penalti me anë të Manevskit, vendimtare u tregua mbrojtja e Dimitrievskit në serinë e tretë të penaltive, duke u dhënë ‘romantikëve’ kualifikim në 1/4 e finales së Kupës. Ndërkohë edhe Shkëndija e Tetovës ka dalë jashtë garave të Kupës, pasi u eliminua nga Bregallnica. Megjithse kishin epërsi 2:0 nga ndeshja e parë, tetovarët sollën paraqitje të turpshme në Shtip, duke humbur me rezultatin 2:0. Stojanov shënoi në minutën e 17-të për Bregallnicën duke paralajmëruar se nuk kanë ndërmend të dorëzohen në duelin me ‘yjet’ e favorizuar të Shkëndijës. Gjërat për ‘kuqezinjtë’ e vetëpëlqyer u përkeqësuan në minutën e 48-të kur portieri Jovanovski shkaktoi penalti dhe u ndëshkua me karton të kuq. Në vazhdim Velii nuk arriti të ndalë goditjen e Mandakut nga pika e bardhë dhe tani vendasit avansonin 2:0. Epërsia e Shkëndijës nga ndeshja e parë tani ishte anuluar dhe mysafirët ngadalë sikur kuptuan se loja me zjar mund tu kushtojë shtrejntë. Deri në fund të 90-të minutave miqtë ishin në tentime të vazhdueshme në kërkim të golit që do t’i çonte në çerekfinale, mirëpo në asnjë rast nuk arritën të realizojnë. Ndeshja u mbyll 2:0 dhe fituesi duhej të vendoset në penalti, ku vendasit u treguan maksimalisht më të koncentruar. Aksentiev shënoi për Bregallnicën, ndërsa Mustafi goditi në traversë. Në serinë e dytë Andonov ishte i saktë për vendasit, ndërsa Allçinov për mrekulli ndali goditjen e Elmazovskit. Në serinë e tretë përsëri gol i Bregallnicës, kësaj rradhe me Ivanoviqin, ndërsa eliminimin e Shkëndijës e nënshkroi Cuculi, goditja e të cilit u prit bukur nga Allçinov. Gëzim i madh për Bregallnicën dhe tifozët e tyre të cilët sikur nuk mundnin të besonin se eliminuan skuadrën kampione, e cila në Shtip përfundimisht nuk u shfaq si e tillë. Përkundrazi loja e ‘kuqezinjëve’ ishte për çdo kritikë, ndërsa urgjentisht duhet të ndryshohet qasja e disa futbollistëve në lojë, pasi në të kundërtën tetovarëve nuk u shkruhet mirë. Në ndeshjet tjera vlen të ceket paraqitja fantastike e Renovës në fushë të Gostivarit. Fitorja 1:0 para dy javëve ishte befasi e madhe, mirëpo Renova nuk lejoi të kompletohet eliminimi, duke fituar 5:1 në ndeshjen e kthimit në transfertë. Jançevski shënoi në minutën e 7-të duke ‘ftohur’ vendasit e ‘nxehur’ për çerekfinale, ndërsa në minutën e 31 Bajrami shënoi për 2:0. Një minutë para pushimit Stepanovski shënoi për 3:0, ndërsa në pjesën e dytë Jançevski dhe Bajrami sollën edhe nga një gol tjetër për avantazh të lartë 5:0. Vendasit gjithë që mundën të bëjnë deri në mbyllje të takimit ishte goli i Xhaferit në minutën e 90-të. Teteksi dhe Sileksi barazuan pa gola, ndërsa tetovarët kalojnë në raundin e ardhshëm falë barazimit 2:2 në takimin e parë. Vardari konfirmoi kualifkimin në cerekfinale me tjetër fitore kundër Tikveshit, Horizontit i mjaftoi barazimi 1:1 me Pelisterin, ndërsa Napredoku fitoi edhe një herë Miravcin. Ndeshja mes Skopjes dhe 11 Oktomvrit u zhvillua të ejnten.

Rezultatet:

Metalurgu-Rabotniçki 0:0 (3:5 në penalti) ndeshja e parë 0:0
Bregallnica-Shkëndija 2:0 (3:0 në penalti) ndeshja e parë 0:2
Teteksi-Sileksi 0:0 ndeshja e parë 2:2
Gostivari-Renova 1:5 ndeshja e parë 1:0,
Tikveshi-Vardari 0:1 ndeshja e parë 1:5,
Pelisteri-Horizonti 1:1 ndeshja e parë 0:1,
Miravci-Napredoku 2:3 ndeshja e parë 1:3,
Skopje-11 Oktomvri 2:0 ndeshja e parë 0:4.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *