Home / Sport / Shkëndija, fitore bindëse për revansh të qetë

Shkëndija, fitore bindëse për revansh të qetë

Të mërkurën në program janë ndeshjet e para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, të cilat sjellin disa duele interesante. .Shkëndija në fushë të vet do të luajë kundër Bregallnicës. Kundërshtar i papërshtatshëm dhe i njohur për ‘kuqezinjtë’ të cilët finale e vetme në Kupën e Maqedonisë e siguruan pas një gjysmëfinale historike kundër skuadrës nga Shtipi.

Të mërkurën në program janë ndeshjet e para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, të cilat sjellin disa duele interesante. Sigurisht vëmendje më të madhe tërtheq dueli mes Rabotnickit dhe Metalurgut, të cilët do të përplasen mes veti që në këtë fazë të hershme të kësaj gare. Të dyja ekipet renditen në mesin e kandidatëve më të mëdhej për të fituar kampionatin dhe Kupën, kështu që kty duel njërën prej tyre do të nxjerë jashtë nga gara më masovike në vend. ‘Ne si fitues actual të Kupës kemi ambicie për të mbrojtur këtë trofe dhe për këtë qëllim shkojmë për fitore. Fati deshti që në këtë fazë të luajmë kundër Rabotnickit dhe ne detyrohemi të mendojmë për vazhdim të garave. Do të jetë e vështirë, por rruga drejt suksesit është e tillë. Pres rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë, që më pas në fushën tonë të sigurojmë cerekfinalen’, deklaroi majtaku i Metalurgut, Agron Memedi. Ndërkohë kampionia e Maqedonisë, Shkëndija në fushë të vet do të luajë kundër Bregallnicës. Kundërshtar i papërshtatshëm dhe i njohur për ‘kuqezinjtë’ të cilët finale e vetme në Kupën e Maqedonisë e siguruan pas një gjysmëfinale historike kundër skuadrës nga Shtipi. ‘E dimë se Bregallnica është ekip cilësore dhe kualitative, ndërsa në Tetovë luan tradicionalisht mirë. E dijmë se edhe nga e kaluara kjo skuadër ka qenë problematike për Shkëndijën, mirëpo ne jemi të vetëdijshëm për gjithë këto dhe nuk do të lejojmë të përsëritet një gjë e tillë. Ne që në ndeshjen e parë do të kërkojmë fitore me rezultat sa më bindës dhe pa gol të pranuar, që më pas në ndeshjen e kthimit ta kemi më të lehtë për të siguruar kualifikimin në raundin e ardhshëm. E dijmë se ndonjëherë nuk luajmë si duhet dhe si pritet dhe për këtë kërkojmë mbështetje nga publiku për të kaluar më lehtë cdo pengesë’, deklaroi portieri i Shkëndijës, Marko Jovanovski, i cili nga ndeshja në ndeshje është duke treguar performansë gjithnjë e më të mirë. Finalisti i vitit të kaluar Teteksi do të përballet me Sileksin në duelin tjetër që përplas dy skuadra nga Liga e Parë. Vardari do të luajë me Tikveshin, Horizonti përballet me Pelisterin, 11 Oktomvri takohet me Skopjen, ndërsa Napredoku do të ketë përballë Miravcin. Ndeshjet e para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë do të zhvillohen sot me fillim në orën 15:30, ndërsa ndeshjet e kthimit në program janë pas dy javëve.

Dyshet e 1/8 së Kupës së Maqedonisë:
Rabotniçki-Metalurgu,
Sileksi-Teteksi,
Shkëndija-Bregallnica,
Vardari-Tikveshi (ora 18:30),
Horizonti-Pelisteri,
11 Oktomvri-Skopje,
Napredoku-Miravci.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *