Home / Sport / Shkëndija ‘mbretëreshë’ e Tetovës

Shkëndija ‘mbretëreshë’ e Tetovës

Disa ditë pas derbit tetovar, impresionet ende janë të pranishme. Përshtypja globale është se fitoi më i miri, pasi Shkëndija kishte dominim të plotë gjatë gjithë kohës. Në atmosferë korekte skuadra kampione konfirmoi kualitetin, ndërsa nga tabori i Renovës pranojnë me korektësi disfatën. Derbi tetovar vërtetoi se ky qytet është i dhënë pas futbollit dhe se incidente nuk shkaktojnë shqiptarët. ‘Ballistët’ ishin të pranishëm në stadium dhe nuk pati kurfarë ekcesi, pasi ata vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, të mbështesin Shkëndijën.

Pas super-duelit të së dielës, kur në Tetovë u përballën Renova dhe Shkëndija, impresionet nuk kanë të ndalur. Tetova është veshur ‘kuqezi’ pasi Shkëndija mundi Renovën me rezultatin 2:0 në ndeshjen më interesante të javës së 5-të të elitës së futbollit vendor. Përforcimi i fundit i Shkëndijës Mensur Kurtishi me dy gola të shënuar bëri diferencën, megjithse skuadra kampione kishte dominim të plotë gjatë 90-të minutave. Sulmuesi kumanovar i Shkëndijës Mensur Kurtishi ka sjellë tjetër performansë të shkëlqyeshme në fanellën ‘kuqezi’, duke qenë figura qendrore e derbit tetovar. Me dy golat e shënuar, Kurtishi thuajse vetë i solli ekipit tre pikë në derbin lokal, duke e çuar në pesë numrin e golave të shënuar në fanellën e Shkëndijës në tre takime të zhvilluara (Shënoi dy herë në fitoren 7:0 kundër Ohrit në kuadër të Kupës, realzoi një gol në fitoren 3:0 kundër Napredokut dhe së fundmi ‘tundi’ dy herë Renovën). ‘Ndjehem njeriu më lumtur në këto momente, pasi është kënaqësi të vendosish një derbi siç është ky ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës. Më vjen mirë që gjithë ata tifozë të pranishëm i gëzuam me lojë të mirë, fitore dhe tre pikë të reja, megjithse shumë shpejt kuptova se kjo ndeshje për tifozët tanë ishte më shumë se tre pikë. Pikërisht për këtë qëllim ndjehem krenar që kisha fatin të jem golashënuesi i kësaj ndeshje, megjithse merita kanë edhe bashkëlojtarët e mi të cilët gjatë gjithë kohës ishin të shkëlqyeshëm dhe ishte vetëm çështje kohe se kur do të vinin golat. Vërtet ndjehem shumë i lumtur. Falemenderoj publikun për përkrahjen e madhe, ndërsa shfrytëzoj këtë rast që të gjithë besimtarëve të fesë islame t’ua uroj festën e Fitër Bajramit’ deklaroi Mensur Kurtishi, i cili në momentet kur largohej nga loja duke u zëvendësuar nga Genc Iseni, u përshëndet me duartrokitje dhe ovacione të mëdha nga mbi 8 000 spektatorët e pranishëm në stadiumin e qytetit në Tetovë. Në anën tjetër, Vllatko Kostov kishte rrikthim të passuksesshëm në pankinën e Renovës dhe pikët e parë do t’i kërkojë në takimet e rradhës. Te ‘gjipspunuesit’ futbollist më i mirë ishte portieri Armend Elezi, i cili ndali disa tentime të ‘kuqezinjëve’, që dominuan për 90-të minuta. ‘Së pari dua që të gjithë muslimanëve t’ua uroj Fitër Bajramin dhe tu dëshiroj shëndet në jetë. Sa i përket ndeshjes të së dielës menjëherë dua që Shkëndijës t’ia uroj fitoren e merituar. Ne provuam të kundërvihemi me sukses, mirëpo Shkëndija dominoi takimin dhe u pa qartë se në këtë moment fondi më i madh i futbollistëve bën diferencën. Neve na mbetet që në të ardhmen të përmirësohemi, të shfrytëzojmë mirë pauzën në kampionat dhe me seri të mirë të provojmë të kampim kreun e tabelës. Renova ka cilësi për të qenë në pjesën e epërme të renditjes’, deklaroi gardiani i Renovës, Armend Elezi, i cili vite më parë mbronte portën e Shkëndijës, duke qenë madje edhe kapiten i ‘kuqezinjëve’. Ndeshja e të dielës pos futbollit cilësor dhe shkëlqimit të Kurtishit, në pah nxori apo më mirë thënë vërtetoi edhe të tjera kualitete. Patjetër të përmendet performansa e shkëlqyer e Muhamed Huseinit, i cili thjesht ishte ‘komandant’ në fushë. Me lojë të mirë u dalluan edhe të tjerë futbollistë, ndërsa në taborin e Renovës pos portierit Elezi, Argjend Gafuri vërtetoi se posedon kualitet, por se duhet të punohet mirë me të. Në anën tjetër publiku ishte i mrekullueshëm dhe bie në ujë prania e madhe e forcave të njësitit special. Drejtuesit e FFM-së sikur provokim kishin shpallur ndeshjen të rezikut të lartë, duke dërguar përforcim për forcat e rendit. Mirëpo pasidta e të dielës ishte e mërzitshme për ta, duke u detyruar të rijnë kot gjatë gjithë kohës dhe ndoshta më mirë do të ishte të kishin hyrë në stadium për të ndjekur ndeshjen dhe mjeshtëritë e Kurtishit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *