Home / Sport / Shkëndija me vështirësi mundi Ohrin

Shkëndija me vështirësi mundi Ohrin

Fundjava ka sjellë ndeshjet e javës së 6-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni, ku Metalurgu, Vardari dhe Shkëndija vazhdojnë me fitoret. Kampionia në fuqi Shkëndija të dielën me vështirësi mundi Ohrin me rezultatin 2:0. Renova edhe pse tregoi lojë të mirë, megjithatë u dorëzua para Metalurgut, duke humbur 2:1.

Shkëndija e Tetovës më vështirë se sa pritej mundi Ohrid 2004, në ndeshjen e fundit të javës së 6-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ që në fillim të takimit u hodhën në sulm në kërkim të golit të epërsisë, por së shpejti u pa se gjërat nuk do të shkojnë lehtë për vendasit. Shkëndija kishte mundësi për të shënuar, mirëpo në dy raste Kurtishi nuk arriti të sjellë gol, ndërsa ‘kuqezinjtë’ humbën edhe të tjera mundësi për avantazh. Situata e vendasve u përkeqësua në minutën e 43-të kur Cuculi u përjashtua me karton të kuq, ndërsa provokimet e miqve sollën në krijimin e një rëmuje në teren, që megjithatë pas interevnimit të forcave të rendit u qetësua pa ndonjë ekces më të madh. Me një futbollist më pak, Shkëndija nisi furishëm pjesën e dytë dhe kishte dy mundësi kolosale për epërsi. Së pari Ersen Sali doli vetë me portierin kundërshtar dhe në vend se të zgjedhë mënyrën më të lehtë për të shënuar, ai goditi vetëm në portierin kundërshtar që u duk i dorëzuar. Pak më vonë situatë identike për Kurtishin, i cili tentoi të kaloi portierin mysafir dhe gaboi duke humbur rast të 100 % për të shënuar. Në minutën e 61 karton i dytë i verdhë për Alimin e Ohrit dhe tani skuadrat ishin të baraspeshuara në teren. Duket se momenti kyc i kësaj ndeshje ishte momenti kur trajneri Osmani largoi nga loja Eminin dhe Sali-n, ndërsa të freskët u inkuadruan Iseni dhe Peev. Pikërisht ky i dyti ishte meritori për tre pikët e Shkëndijës, pasi solli dy golat e fitores. Së pari ishte minuta e 73-të kur Ferhan Hasani solli krosim fenomenal në zonë, ndërsa Oliver Peev me kokë coi topin në rrjetë për delirium të vërtetë në tribunat e stadiumit në Tetovë. Ohri pas golit të pranuar nuk u dorëzua, përkundrazi u hodh në sulm në kërkim të barazimit dhe përmes Kleckarovskit kishte dy mundësi të mira. Së pari numri ‘9’ i Ohrit goditi fortë nga gjuajtja e lirë, mirëpo Jovanovski ishte i sigurtë në portë, që vetëm disa minuta më vonë në skenë të dalin përsëri të njëjtët aktorë dhe përsëri me të njëjtin fitues. Kleckarovski doli i vetmuar para portës, mirëpo portieri i Shkëndijës bëri mrekullinë, duke shpëtuar portën e tij. Dhe dënimi për rastet e humbura erdhi në anën tjetër kur Huseini dhe Iseni kishin aksion të mirë, ndërsa Peev me qetësi shënoi për 2:0. Deri në fund Shkëndija mundej të shënojë edhe golin e tretë kur Iseni dhe Hasani dolën të vetmuar para portierit mysafir, mirëpo sulmuesi kosovar në vend se të assistojë për ‘Buba’-n, goditi në trup të Karamacovskit. Nga ndeshjet që janë luajtur të shtunën tre fitore u kanë takuar nikoqirëve, kurse dy skuadrave udhëtuese. Renova ka përjetuar edhe një humbje të radhës, tani derbin e dytë (pas Shkëndijës) në Shkup nga lideri i renditjes, Metalurgu, me rezultat 2-1. Kralevski në minutën e 10-të ka zhbllokuar rezultatin për t’i çuar në avantazh vendasit prej 1-0, ndërsa pesë minuta më vonë barazoi Muharrem Bajrami. Me rezultatin e barabartë skuadrat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë kanë qenë vendasit që shënuan edhe njëherë, por kësaj radhe me autor Kërstev, i cili në minutën e 61-të solli gëzim për Metalurgun. Në fund goli i këtij të fundit doli të jetë pëcaktues për kryendeshjen e javës së gjashtë. Kjo është disfata e tretë e Renovës në gjashtë ndeshjet e zhvilluara deri më tani, që tregon një fillim shumë zhgënjyes për bardhekaltrit, të cilët duhet patjetër të përmirësojnë imazhin e tyre, sepse në të kundërtën nuk iu shkruhet mirë në vazhdim të kampionatit. Nga përballjet tjera, fitore shënoi Vardari në shtëpi kundër Sileksit 2-1, kurse vlen të veçohet fitorja e Rabotnickit në Prilep ndaj 11 Oktomvrit 2-3. Nga tre pikë i siguruan edhe Teteksi që mundi Bregallnicën 3-1 dhe Napredoku si mysafir i Turnovës 0-2.

Rezultatet
Teteksi-Bregallnica 3-1
Vardari – Sileksi 2-1
Metalurg – Renova 2-1
Horizont T. – Napredok 0-2
11 Oktomvri – Rabotniçki 2-3
Shkëndija – Ohrid 2004 2-0

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *