Home / Sport / Shkëndija miqësore me Rufenë, Gostivarin dhe Korabin

Shkëndija miqësore me Rufenë, Gostivarin dhe Korabin

Skuadra kampione pas tre ditëve pushim pas triumfit në derbin lokal me Renovën, të ejnten është kthyer në punë, ndërsa ka planifikuar që në fundjavë të luajë tre ndeshje kontrolluese. Rufeja-M, Gostivari dhe Korabi do të jenë skuadrat që do të testojnë formën e ‘kuqezinjëve’, të cilët dalëngadalë po konfirmojnë se gjejnë rritmin e vërtetë.

Pas tre ditëve pushim që kishin me rastin e festës së Fitër Bajramit, futbollistët e Shkëndijës të ejnten u janë kthyer detyrave në skuadër. Fitorja me Renovën vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, mirëpo stafi teknik në krye me Osmanin, kërkon që futbollistët të lënë pas vetes këtë sukses, duke vendosur koncentrimin në sfidat e ardhshme. Për shkak të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2012, kampionati këtë javë është në pushim, kështu që skuadra ka kohë të mjaftueshme për të eliminuar mangësitë e shfaqura në ndeshjet e kaluara. Për këtë qëllim, kryesia e klubit ka arritur të sigurojë tre ndeshje kontrolluese me skuadra të Ligës së Dytë, në të cilat stafi teknik do të kontrollojë formën e të gjithë futbollistëve, si dhe do të provojë taktika dhe kombinime të ndryshme të cilat do të mund t’i aplikojë edhe në kampionat. Kështu Shkëndija të premten në stadiumin e fshatit Bërvenicë do të luajë me KF Rufeja-M, të shtunën do të përballet Gostivarin në Gostivar, ndërsa të dielën në Reçicë kundërshtar i ‘kuqezinjëve’ do të jetë një tjetër skuadër e Ligës së Dytë, Korabi i Dibrës. ‘Ndoshta duket orar i ngjeshur, pasi do luajmë ndeshje tre ditë resht, por sigurisht që kemi fond të mjaftueshëm të futbollistëve të cilët do të kenë kohë të reduktuar në këto ndeshje kontrolluese. Kjo është mundësi e mirë për stafin teknik që të provojë të gjithë futbollistët që ka në dispozicion, ndërsa sigurisht se trajneri Osmani do të planifikojë se kush sa do të luajë, për të mos lejuar të ndjehet lodhje. Vlerësojmë se këto takime janë të mirëseardhura dhe futbollistët duhet t’i shohin si mundësi e mirë për tu dëshmuar. Shpresojmë që të kalojmë mirë, ndërsa shikuesit e pranishëm të kënaqen me futboll cilësor’, deklaroi nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *