Home / Sport / Shkëndija mund Bregallnicën

Shkëndija mund Bregallnicën

‘Ndeshje e vështirë me kundërshtar shumë të papërshtatshëm për ne. Problemet tona u shtuan pas kartonit të kuq të Huseinit, mirëpo mendoj se edhe me 10-të futbollistë arritëm të krijojmë disa mundësi për të shënuar. Realizuam vetëm një gol, por mendoj se ishte i mjaftueshëm për fitoren e rradhës’, u shpreh pas ndeshjes me Bregallnicën, shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani.

Shkëndija e Tetovës në një ndeshje të vështirë mundi Bregallnicën me rezultat 1:0. Kampionët në një atmosferë të pazakontë pa praninë e shikuesëve, u munduan shumë për të marë tre pikët, megjithse ishin skuadra që dominoi për 90-të minuta. Pasi FFM dënoi Shkëndijën me zhvillimin e dy ndeshjeve si vendas pa praninë e publikut, ‘kuqezinjtë’ nisën ndeshjen të vendosur për të gëzuar tifozët e tyrë që nuk ishin në tribuna. Mirëpo gjërat për vendasit u përkeqësuan në minutën e 11-të kur pas një starti të pakujdesshëm të Huseinit, arbitri Jakimovski ndoshta shpejtoi kur nxori kartonin e kuq për reprezentuesin e Maqedonisë. Me një futbollist më pak në fushë Shkëndija vazhdoi të kërkojë golin që erdhi në minutën e 29-të. Kombinime të bukura mes Elmazovskit, Hasanit dhe Mustafit, ndërsa Peev shënon për 1:0. Ky rezultat ishte aktual edhe në vazhdim, megjithse Shkëndija humbi shumë raste për të vendosur takimin para kohe. Në pjesën e dytë disa mundësi për Shkëndijën. Në minutën e 51 Elmazovski harkoi në zonë, ku Hasani goditi në portë, Allcinov nuk arriti të kontrolloi mirë topin, ndërsa të kota ishin bindjet e ‘kuqezinjvëe’ se topi kishte kaluar vijën fatale, pasi arbitrat treguan loja të vazhdojë. Pak më vonë tjetër mundësi për vendasit, kur Sali u gjet në pozitë ideale, mirëpo nuk arriti të gjejë portën. Në minutat në vazhdim Elmazovski për pak sa nuk shënoi gol nga mbi 40 metra, kur goditja e tij u ndal në travernzevrzalen e portës mysafire. Pak para fundit të ndeshjes, miqtë mbetën me 10-të futbollistë, kur kapiteni Zdravkov mori kartonin e dytë të verdhë. Deri në mbyllje të takimit nuk kishte ndryshim në rezultat, kështu që Shkëndija me meritë regjistroi fitoren e rradhës dhe tre pikët e reja që e mbajnë në kreun e tabelës, menjëherë pas Metalurgut dhe Vardarit. ‘Ndeshje e vështirë me kundërshtar shumë të papërshtatshëm për ne. Problemet tona u shtuan pas kartonit të kuq të Huseinit, mirëpo mendoj se edhe me 10-të futbollistë arritëm të krijojmë disa mundësi për të shënuar. Realizuam vetëm një gol, por mendoj se ishte i mjaftueshëm për fitoren e rradhës’, u shpreh pas ndeshjes me Bregallnicën, shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani. Ndërkohë të shtunën u zhvilluan pesë përballjet tjera të javës së 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Renova avansonte 1:0 në Prilep përballë 11 Oktomvrit, deri sa vendasit sulmuan arbitrat të pakënaqur nga dy gola të anuluar për shkak të pozicionit jashtëloje. Kjo ndeshje me shumë gjasa do i takojë Renovës me rezultat zyrtar 3:0, ndërsa skuadra vendase do të përballet me ndëshkime nga komisioni disiplinor pranë FFM-së. Ohrid 2004 befasoi me fitoren 2:1 në fushë të Horizontit, Metalurgu ishte bindës 3:0 kundër Sileksit, njëjtë si Rabotniçki që deklasoi 4:0 Napredokun. Në Tetovë Teteksi dhe Vardari u ndanë me barazimin pa gola.

Rezultatet:
11 Oktomvri – Renova 0:1 ndërprerje
Horizonti – Ohrid 2004 1:2
Metalurgu – Sileksi 3:0
Rabotnicki – Napredoku 4:0
Teteksi – Vardari 0:0
Shkëndija – Bregallnica 1:0

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *