Home / Sport / Shkëndija nuk u korrit në Rumani!

Shkëndija nuk u korrit në Rumani!

Kampionia e Maqedonisë Shkëndija ka zënë vendin e tretë në turneun Kupa Ballkanike për klube që u zhvillua në Kluzh të Rumanisë. ‘Kuqezinjtë’ pësuan disfata nga Kluzhi dhe Ribnica, deri sa mundën Brckon. Nga tabori i tetovarëve shprehen të kënaqur me paraqitjet në këtë turne dhe shtojnë se mungesa e ndeshjeve kontrolluese pengoi ekipin të arrijmë shumë. Shkëndija sot kthehet në Tetovë ku do të vazhdojë përgatitjet për sezonin e ri, ku do të tentojnë të mbrojnë titujt e fituar sezonin e shkuar.

KV Shkëndija nga Tetova ka shënuar fitore me rezultat 3:1 përballë ekipit boshnjak Brcko në ndeshjen e tretë të turneut Kupa Ballkanike për klube që u zhvillua në Kluzh të Rumanisë, pasI paraprakisht pësoi humbje nga Kluzhi dhe Ribnica. Turneu Kupa Ballkanik për Klube nisi të premten në Kluzh, ndërsa Maqedonia u përfaqësua nga skuadra kampione Shkëndija. Pas dy humbjeve të para, Shkëndija më në fundi arriti fitoren e aq dëshiruar, kur të dielën mundi Brckon, duke zënë vendin e tretë në këtë turne. Shkëndija hapi keq takimin dhe hubi setin e parë me rezultat 25:20. Tetovarët në vazhdim sollën rrikthim të fuqishëm duke barazuar në 1:1, pasi morën setin me rezultat 25:22. Seti i tretë solli luftë të madhe dhe paqartësi, ndërsa ‘kuqezinjtë’ avansuan pasi fituan 28:26. Në setin e katërt tjetër dominim i Shkëndijë për rezultat 25:19 dhe fitore 3:1. ‘Më në fund arritëm të marrim fitoren që aq shumë e dëshironim, por mendoj se edhe e meritonim. Në një ndeshje interesante, volejbollistët tanë sollën paraqitje të shkëlqyeshme dhe me meritë morëm fitoren. Ndeshjen e nisëm keq, por më pas reaguam si duhet dhe në fund morëm këtë sukses të merituar’, deklaroi në linje telefonike nga Kluzhi i RumanIsë trajneri i Shkëndijës Durim Luma, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Brckon. Bazuar në paraqitjet në parket, Shkëndija aspak nuk është korritur me lojën e treguar. Përkundrazi, burime nga Rumania thonë se ‘kuqezinjtë’ me performansën e treguar kanë fituar simpatinë e tifozëve dhe rivalëve të saj në këtë turne. Ndryshe tetovarët në ndeshjen e parë të premten u përballën me Kluzhin dhe pësuan disfatë me rezultat 3:1. Seti i parë u takoi rumunëve me rezultatin 25:17, ndërsa Shkëndija në të dytin fitoi 25:19 dhe barazoi rezultatin në 1:1. Mirëpo më pas sipas përfaqësuesve të Shkëndijës në skenë dolën arbitrat që dëmtuan Shkëndijën në momentet vendimtare, duke mundësuar që Kluzhi të mer dy sete me rezultatin identik 25:21, dhe fitore 3:1. Shkëndija pësoi disafatë edhe në ndeshjen e dytë të Kupës Ballkanike për Klube, kësaj rradhe duke humbur 3:1 nga përfaqësuesi serb, Ribnica. ‘Kuqezinjtë’ humbën setin e parë me rezultatin 25:17, ndërsa në të dytin fituan 25:21 për barazim të rezultatit në 1:1. Në setin e tretë u zhvillua luftë e madhe dhe Shkëndija në në një moment avansoi 22:19. Mirëpo sipas trajnerit Luma, në këto momente në skenë dalin arbitrat të cilët vjedhin Shkëndijën dhe mundësojnë që Srebrenica të avansojë 2:1, pasi fituan setin me rezultatin 32:30. Pos setit, Shkëndija humbi edhe volejbollistin më të mirë Gazmend Husaj i cili u lëndua, kështu që seti i katërt përsëri u takoi serbëve me rezultatin 25:21, për fitore 3:1. ‘Edhe përkundër eliminimit unë mbetem i kënaqur me paraqitjet e skuadrës në këtë turne. Ekipi tregoi lojëra të mira dhe në asnjërën nga ndeshjet e para nuk u mundëm bindshëm, ndërsa në takimin e fundit morëm fitoren. U vërtetua ajo që thash para nisjes për në Rumani, pasi me të vërtetë mungesa e ndeshjeve kontrolluese u tregua mungesë e madhe për ne. Këtë e vërteton edhe fakti se në secilën ndeshje të rradhës, ne tregonim lojë më të mirë dhe në fund erdhi edhe triumfi. Mendoj se kemi prezantuar denjësisht volejbollin tetovar dhe shqiptar, njëkohësisht edhe Maqedoninë, pasi ne prezantuam shtetin si kampion i vitit të kaluar.’ tha trajneri i Shkëndijës Durim Luma, i cili shtoi se në momente ekipi i tij u dëmtua nga arbitrat. ‘Dua të shtoj se edhe pse urej të komentoj referimin, megjithatë kishte shumë gabime në dëm të ekipit tonë. Kundër Kluzhit na dëmtuan, ndërsa në ndeshjen e dytë me Ribnicën deri sa rezultati ishte 1-1 dhe ne ishim pranë fitimit të setit të tretë, arbitrat thjesht na morën setin dhe i dhanë drejtim tjetër ndeshjes. Nëse do të kishim avansuar 2-1, ndoshta edhe do të kishim fituar skuadrën serbe, ndërsa kështu na mbetet vetëm të vuajmë se përse gjërat nuk rrodhën më mirë’, tha Luma. ‘Tani kthemi në shtëpi me një përvojë të madhe pas vetes tonë. Jam shumë i bindur se ky turne do të jetë një ndihmë e madhe për paraqitjet tona në kampionatin vendor. Ne synojmë të mbrojmë titujt e fituar dhe unë kam besim se kemi kapacitet për të realizuar ambiciet e skuadrës’, përfundoI trajneri i parë që arriti Shkëndijës t’i sjell titullin e kampionit dhe Kupën e Maqedonisë. EkspedIta e Shkëndijës të dielën në mbrëmje është nisur drejt Maqedonisë, ku pritet të arrijë gjatë ditës së sotme.

Medalje për Shkëndijën, Husajn dhe Ristovskin

Paraqitjet e mira të Shkëndijën në këtë turne sollën edhe shpërblime për kuqezinjtë. Shkëndija mori medalje për vendin e tretë të fituar, ndërsa në taborin e tetovarëve përfunduan edhe dy çmime individuale. Gazmend Husaj është zgjedhur “poenteri” më i mirë i turneut, ndërsa Zharko Ristovksi “liberoja” më i mirë. “Ky është një fakt tjetër për paraqitjet tona të ira në këtë turne kemi fituar dy nga katër çmimet individuale, dhe mendojë se Husaj dhe Ristovski merituan këtë gjë. Këto çmime tregojnë se kemi luajtur mirë, dhe ky është një sukses i madh për Shkëndijën”, deklaroi Durim Luma.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *