Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi me një aeroport më modern në Ballkan

Shkupi me një aeroport më modern në Ballkan

5 shtator-Me shtimin e ndërtesës së re terminale prej 40 mijë metër katror me gjashtë ura qasëse për udhëtarë “Aeroporti TAV” e rriti kapacitetin në 4 milion udhëtarë, e zgjeroi pistën, si dhe kargo pjesën dhe hapësirën e parkingut. Është ndërtuar edhe kargo hangar me kapacitet prej 40.000 ton në vit, një stacon i ri zjarrfikës, ndërtesë shërbyese prej 5.000 metër katror, parking për 1.300 automjete, 23 vende për kontrollim, ndërsa pista e përhreshme është e zgjeruar për 500 metra.

Aeroporti i rindërtuar “Aleksandri i Madh” në Shkup, investimi turk TAV, nesër zyrtarisht do të lëshohet në përdorim. Aeroporti, dhjetë herë më i madh nga ai i tanishmi, me kapacitet që të sigurojë shërbim për katër milionë udhëtarë në vit.

Në aeroportin e Shkupit, i cili “Aeroporte TAV” e mori në mars të vitit të kaluar dhe me të do të kryesojë në 20 vitet e ardhshme, deri në mars të vitit 2030, kompani turke investoi 100 milionë euro, Modernizimi dhe ndërtimi vazhduan 18 muaj e pesë ditë.

Me shtimin e ndërtesës së re terminale prej 40 mijë metër katror me gjashtë ura qasëse për udhëtarë “Aeroporti TAV” e rriti kapacitetin në 4 milion udhëtarë, e zgjeroi pistën, si dhe kargo pjesën dhe hapësirën e parkingut. Është ndërtuar edhe kargo hangar me kapacitet prej 40.000 ton në vit, një stacon i ri zjarrfikës, ndërtesë shërbyese prej 5.000 metër katror, parking për 1.300 automjete, 23 vende për kontrollim, ndërsa pista e përhreshme është e zgjeruar për 500 metra.

Në pjesën e mesme të ndërtesës së aeroportit është vendosur simboli i aeroportit – përmendore e Aleksandrit të Madh të vendosur në kalë. Përmendorja është dhuratë për Maqedoninë nga Murat Ornekol, drejtori operativ i koncesionerit TAV.

Aeroporti i ri sipas investuesit është më moderni në Ballkan, ndërsa për shkak të lokacionit strategjik duhet të bëhet qendër transportuese ballkanike. Vitin e kaluar “Aeroporti TAV” e renovoi edhe aeroportin “Shën Apostolli Pavle” në Ohër, njëra nga destinacionet turistike më të popullarizuara në vendin.

Në hapjen solemne është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevskit, ministrit të Transportit dhe Lidhjes Mile Janakieskit, kryetarit të Këshillit të “Aeroportit TAV”, Hamdi Akinit dhe drejtorit të përgjithshëm të “Aeroportit TAV”, Sani Shenerit”, informojnë nga “Aeroporti TAV”.

Holdungu “Aeroporti TAV” është mes operatotëve drejtues ajror në botë. Kryeson me aeropotin e Stambollit “Ataturk”, me aeroportin “Esenboga” në Ankara, “Adnan Menderes” në Izmir dhe me “Gazipasha” në “Antali”, si dhe me nga dy aeroporte në Maqedoni, Tunizi dhe Gjeorgji. Kompania më herët e fitoi në kryesim edhe aeroportin “Medina” në Arabinë Saudite. “Aeroporti TAV” gjithashtu kryeson edhe me sektorë tjerë nga shërbimet e aeroportit si djuti fri shitje, shërbime me ushqim dhe lëngje, teknologji informative, siguri… Në vitin 2010 kompania siguroi shërbime për rreth 420.000 fluturime dhe për rreth 48 milion udhëtarë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *