Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët në 20 vjet pavarësi, të njejtë

Shqiptarët në 20 vjet pavarësi, të njejtë

8 shtator-sh kryetari i PPD-së Xheladin Murati vlerëson se politika maqedonase në këto 20 vjet, ka qenë shumë restriktive dhe shumë reduktuese. Ai vlerëson se edhe sot kjo politikë nuk ka përmirësime të dukshme

Në 20 vjetorin pavarësisë së Maqedonisë, ish funksionarët shqiptarë të partisë së parë shqiptare PPD-së, Eshtref Aliu dhe Xheladin Murati, kujtojnë se si shqiptarët në kohën e shpalljes së pavarësisë janë ballafaquar me shumë probleme, politike, ekonomike sociale e ndëretnike. Ish deputeti i PPD-së Eshtref Aliu tha për ALSAT M se pala maqedonase nuk ka qenë e gatshme që të ulet dhe nëpërmjet dialogut të zgjidh problemet. Aliu vlerëson se shqiptarët për këto 20 vite pavarësi kanë dhënë kontribut më tepër se sa vet maqedonasit. Sipas tij situata politike në Maqedoni edhe sot është e ndërlikuar. Madje ai thotë se pozicioni i shqiptarëve nuk është zgjidhur as për 20 vjet.“Do të isha shumë i lumtur që shqiptarët të mos pranojnë asnjëherë zgjidhje parciale, të pjesëshme, sepse po të nisnim ne që në 90-tën me zgjidhje të pjesshme do ta kishin Parlamentin një vend shumë komod dhe të rehatshëm nuk do të kishim një vend me ulëse zjarr e skëterr. Prandaj më dhimbsen njerëzit që janë aty. Sot Parlamenti i Maqedoni absolutisht nuk ka pavarësi”, tha Eshtref Aliu – ish deputet i PPD-së. Ish kryetari i PPD-së Xheladin Murati vlerëson se politika maqedonase në këto 20 vjet, ka qenë shumë restriktive dhe shumë reduktuese. Ai vlerëson se edhe sot kjo politikë nuk ka përmirësime të dukshme“Po të njëjtat probleme edhe sot i kemi të pranishme, ndoshta në theks më të ve[ant më të ashpërsuar edhe pse parimisht duket se ekziston një qetësi, e cila nuk garanton se ky shtet ecë drejt rrugës stabile dhe krijon ardhmëri për të arritur standarde të mirëfillta që synojnë integrimin evropian. Qytetarët, populli i cili përkrah opsionet politike nuk është i vetëdijshëm se kë voton dhe cilës rrugë shkon Maqedonia. Vendë-numërimi i saj ka reflektime negative edhe në brendi edhe në raportet e jashtme” tha Xheladin Murati, ish nënkryetar i PPD-së. Ish deputeti Aliu vlerëson se një pjesë të fajit e mbajnë edhe shqiptarët ndërsa pala maqedonase nuk ka qenë e gatshme të bëjë dialog për zgjidhjen e problemeve. “Punët nuk kanë ecur mirë, edhe me një përqindje për fajin tonë. Palat tjetër edhe për dialog në tavolinë ishte e largët me realitetin apo me të vërtetën, jo si na ka ënda dhe na pëlqen ne por si duhej të ishte në një shoqëri që do të ndërtonte një shtet të përbashkët me të tjerë që nuk i takojnë kombit maqedonas. Mjerisht thënë në mënyrë më të vrazhdët, zotërinjtë donin shtet vetëm për vete dhe donin argat krah pune dhe robot për ti përdorur në shërbimin e tyre”, tha Eshtref Aliu, ish deputet i PPD-së. Në shtator të vitit 1991 qytetarët shqiptarë të Maqedonisë bojkotuan referendumin dhe organizuan një referendum në vete për autonomi politike territoriale të shqiptarëve të Maqedonisë. Alsat

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *