Home / Lajme / Maqedoni / Skadon afati për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje

Skadon afati për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje

3 shtator-Ligji për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore parasheh pas pranimit të kërkesës për legalizim, një komision nga komuna në afat prej gjashtë muajve të dalë në terren dhe ta përcaktojë gjendjen faktike në vetë vendin. Formon procesverbal për shqyrtimin e bërë me të dhëna teknike për objektin ilegal dhe bën fotografi prej tij. Pas shqyrtimit nga komisioni është ndaluar intervenimi i objekteve pa leje për ndërtim apo riadaptim.

Afati për paraqitjen e objekteve të ndërtuara pa leje skadon sonte në mesnatë, me çka përfundon faza e parë e projektit për legalizim që filloi me hyrjen në fuqi të Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje më 3 mars të këtij viti.

Qytetarët dhe kompanitë mund të dorëzojnë kërkesë për legalizim drejtpërdrejtë në komunat deri në orën 24, por edhe t’i dërgojnë si postë rekomanduese në këtë adresë përmes filialeve të Postës së Maqedonisë, të cilat për këtë qëllim sot punojnë deri në orën 19. Që të fillojnë procedurën për legalizim është e mjaftueshme të dorëzojnë vetëm kërkesë, me kopje të letërnjoftimit dhe dëshmi të kyçjes infrastrukturore, gjegjësisht llogari për rrymë apo ujë, ndërsa elaboratin e nevojshëm gjeodezik ta bashkëngjesin shtesë.

Mundësinë për paraqitjen e objekteve ilegale bashkë me 1 shatorin e kanë shfrytëzuar 270.602 qytetarë, kompani dhe institucione, të cilët kanë shtruar kërkesa deri te komunat në Maqedoni dhe deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Nga numri i përgjithshëm, jehona është më e vogël në rajonet rurale, ndërsa më e madhe në ato urbane.

Vlerësimet e institucioneve kompetente janë se në mbarë shtetin ka mbi 300.000 ndërtime pa leje, numri më i madh prej tyre janë shtëpi banesore individuale.

Sipas apeleve të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, qytetarët duhet ta shfrytëzojnë mundësinë historike për legalizim, projekt i cili duhet të mundësojë krijimin e fotografi së qartë urbane në Maqedoni, ndërsa ndërtimet do të bëhen me vlerë. Ministri resor disa herë potencoi se nuk do të ketë vazhdim të afatit.

Plotësimet e propozuara të Ligjit për ndërtim, të dorëzuara në Kuvend nga deputetët e VMRO-DPNE-së, parashohin masa rigoroze për ata të cilët nuk kanë i kanë paraqitur ndërtimet pa leje. Gjatë tre viteve të ardhshme do të paguajnë gjoba në vlerë prej tre për qind nga vlera tregtare e objektit, në të kundërt do t’u rrëzohen pjesa ilegale, ndërsa nëse kanë pjesë legale shteti do t’ua konfiskojë.

Ligji për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore parasheh pas pranimit të kërkesës për legalizim, një komision nga komuna në afat prej gjashtë muajve të dalë në terren dhe ta përcaktojë gjendjen faktike në vetë vendin. Formon procesverbal për shqyrtimin e bërë me të dhëna teknike për objektin ilegal dhe bën fotografi prej tij. Pas shqyrtimit nga komisioni është ndaluar intervenimi i objekteve pa leje për ndërtim apo riadaptim.

Vendimi për legalizim, që e ndan komuna, bëhet i plotfuqishëm për 15 ditë, pas së cilës qytetarët duhet ta regjistrojnë pronën në Kadastër. Dorëzojnë vendim, elaborat gjeodezik dhe taksë administrative.

Si objekte të ndërtuara pa leje mund të paraqiten shtëpitë për jetesë individuale, ndërtesa për jetesë kolektive, sendërtimet e tyre, si dhe magazinat, punëtoritë dhe llojet e tjera të objekteve të përfshira me Ligjin për ndërtim

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *