Home / Lajme / Maqedoni / Studentë të USHT-së e kryen mësimin praktik në Universitetin Trakya, në Edrene të Republikës së Turqisë

Studentë të USHT-së e kryen mësimin praktik në Universitetin Trakya, në Edrene të Republikës së Turqisë

6 shtator-Në kuadër të mësimit praktik, studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së i kryen ushtrimet praktike, në lëndët Anatomi, Histologji dhe embriologji, Fiziologji, Mikrobiologji, Patologji dhe Farmakologji.

Kohë më parë, 129 studentë të USHT-së, të ndarë në tri grupe të ndryshme, qëndruan në Universitetin Trakya të Edrenesë në Republikën e Turqisë.
Grupi i parë prej 49 studentëve nga të gjitha Fakultetet dhe Programet studimore, morën pjesë në shkollën verore për mësimin e gjuhës turke. Dy grupet e tjera, të përbërë nga
43, respektivisht 37 studentë të Fakultetit të Mjekësisë, qëndruan në Universitetin e Trakyas për ta kryer praktikën e tyre në Klinikën Universitare të Edrenesë, në fushën e anatomisë dhe fiziologjisë. Gjatë kohës së kryerjes së mësimit praktik, studentët e USHT-së patën rastin të ndjekin ligjërata të ndryshme nga profesorë eminentë dhe drejtues të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, në Universitetin Trakya. Kështu, Prof. Dr. Ahmed Sinav mbajti ligjeratë për gabimet që hasen në ilustrimet e atlaseve të anatomisë, si dhe mënyrën e përzgjedhjes së atlaseve më të përshtatshëm për mësimin e lëndës. Prof. Nese Akis – imunologe mbajti ligjëratë për paradentozën, si dhe i sqaroi fazat e punës kërkimore- hulumtuese në laboratorin e imunologjise klinike.
Në kuadër të mësimit praktik, studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së i kryen ushtrimet praktike, në lëndët Anatomi, Histologji dhe embriologji, Fiziologji, Mikrobiologji, Patologji dhe Farmakologji.
Studentët e mjekësisë së përgjithshme të USHT-së, poashtu patën mundësi që për së afërmi ta ndjekin procesin e punës nëpër klinika të ndryshme, përfshirë këtu edhe sallat e operimit, repartet e kardiologjisë, pediatrisë, kirurgjisë, emergjencës etj. U njoftuan me metodat më të reja të diagnostifikimit (koronarografi & kardiologji intervente, bronhoskopi, gastroskopi dhe colonoscopi) dhe mënyrat e trajtimit të patologjive të ndryshme.
Studentët e USHT-së, mbetën mjaft të këaqur me nikoqirët dhe profesorët, të cilët në çdo kohë ishin të gatshëm t’i ndihmojnë studentët në përvetësimin e teknikave të reja të punës.
Qëndrimi i studentëve të USHT-së, në Universitetin Trakya, u realizua në kuadër të bashkëpunimit mjaft të frytshëm që tani më një kohë ekziston në mes këtyre dy universiteteve, ndërsa koordinator ishte dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. dr. Arbër Çeliku.
Në të ardhmen pritet thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në mes USHT-së dhe Universitetit Trakya, si dhe vizitat e ndërsjella të stafeve udhëheqëse, kuadrit akademik dhe studentëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *