Home / Lajme / Maqedoni / Takim i zëvendëskryeministres Arifi me ambasadorin amerikan Uollers

Takim i zëvendëskryeministres Arifi me ambasadorin amerikan Uollers

16 shtator-Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për situatën e tensionuar në Kosovë, Arifi informoi se gjatë ditës së djeshme ka pasur bisedë me zëvendëskryeministren kosovare Edita Tahiri, ku është informuar se të gjithë masat të cilat ndërmerren janë koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi në takimin e sotëm të parë me Poll Uollers, ambasadorin e ri të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, e informoi për aktivitetet e Sekretariatit për çështje evropiane në suaza të eurointegrimeve të shtetit.

Në takimin, zëvendëskryeministrja Arifi dhe ambasadori Uollers janë dakorduar se eurointegrimet për Republikën e Maqedonisë janë prioritet i lartë për Qeverinë dhe janë me rëndësi të madhe për qytetarët.

Ambasadori Uollers potencoi se SHBA-ja do të vazhdojë me mbështetjen, në suaza të mundësive të tyre, për përparimin e Maqedonisë drejt proceseve integruese në BE dhe në NATO.

Është dakorduar edhe formati i Konferencës, si aktivitet rajonal, të zëvendëskryeministrave dhe minsitrave të punëve të jashtme të vendeve nga Ballkani Perëndimor, përshirë edhe Kosovën dhe Serbinë, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Shkup.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për situatën e tensionuar në Kosovë, Arifi informoi se gjatë ditës së djeshme ka pasur bisedë me zëvendëskryeministren kosovare Edita Tahiri, ku është informuar se të gjithë masat të cilat ndërmerren janë koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare.

“Stabiliteti i Maqedonisë nuk është në pikëpyetje. Shpresoj se të gjitha masat të cilat ndërmerren do ta ndihmojnë procesin. Në tërësi Ballkani duhet të orientohet drejt ardhmërisë, kurse sa më pak ndaj të kalurës”, tha zëvendëskryeministrja Teuta Arifi

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *