Home / Lajme / Maqedoni / Teatri i Tetovës 7 muaj pa drejtor

Teatri i Tetovës 7 muaj pa drejtor

7 shtator-Burime jozyrtare theksojnë se të interesuar për postin e drejtorit ka, por të gjithë presin të ndërtohet objekti i ri i Bibliotekës dhe Teatrit, pasi dëshirojnë të udhëheqin një institucion pa probleme

Gati 7 muaj, Teatri i Tetovës është pa drejtor. Prej se ish-drejtori Artan Skenderi dha dorëheqje më 22 shkurt, ky institucion ka ngel prej drejtues. Madje, një kohë të gjatë mungojnë edhe shfaqjet në këtë teatër.

Të gjithë të punësuarit janë në vendet e tyre të punës çdo ditë, duke filluar nga aktorët, administrata, personeli teknik etj, por mungon vetëm drejtori. Aktorët shprehen se është koha e fundit që të emërohet një drejtor, ndërkohë që është paralajmëruar një mbledhje e brendshme e Teatrit për ditën e mërkurë, ku do të diskutohet gjendja e krijuar në teatër. Burime jozyrtare theksojnë se të interesuar për postin e drejtorit ka, por të gjithë presin të ndërtohet objekti i ri i Bibliotekës dhe Teatrit, pasi dëshirojnë të udhëheqin një institucion pa probleme. Elmir Sejfullai, aktor, thekson se është mëkat që mos ketë drejtor ky institucion.

“Teatri i Tetovës shkon drejt greminës. Nëse në vitin 2007 u themelua dhe u institucionalizua pas një marrëveshje politike dhe sakrificës së madhe të aktorëve, sot ky teatër është në buzë të greminës. Për 4 vite me radhë, ky institucion kulturor pati shumë suksese duke marr shume çmime – si grupore ashtu edhe individuale, ka pasur edhe publikë të konsiderueshëm, por çka është me rëndësi – ka edhe një trup shumë kualitativ të aktorëve dhe tash pas katër viteve, të sillet në këtë gjendje… është vërtet mëkat. Gati 6 muaj nuk kemi drejtor, një vit nuk kemi asnjë projekt të realizuar, ndërkaq teatrot maqedonase punojnë me fuqi të plotë dhe vizitojnë të gjitha festivalet botërore”, deklaroi Sejfullau.

Në përgjigjen me shkresë nga Ministria për Kulturë thuhet se shumë shpejt do të zgjidhet çështja me drejtorin në Teatrin e Tetovës. “Ju informojmë se shumë shpejt do të zgjidhet situata aktuale me udhëheqësinë e Teatrit të Tetovës”, kanë deklaruar nga zyra për informim në Ministrinë e Kulturës.

Ndërkaq, sekretari i Teatrit të Tetovës, Nuri Abazi, tha se pas dorëheqjes së ishdrejtorit, erdhën zgjedhjet e parakohshme dhe më pas pushimet dhe nuk është emëruar akoma drejtor. Teatri i Tetovës u hap në nëntor të vitit 2007, kur ministër i Kulturës ishte Arifikmet Xhemaili. Nga ky teatër janë shfaqur dhjetëra shfaqje.

Teatri i Tetovës pritet të ketë godinën e vet, pas paralajmërimeve të Qeverisë në largim pak para zgjedhjeve se do të ndërtohet objekt për Bibliotekën dhe Teatrin, të cilët momentalisht janë në objektin e Pallatit të Kulturës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *