Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: S’mund të jem lojal ndaj Maqedonisë

Thaçi: S’mund të jem lojal ndaj Maqedonisë

25 shtator-“Nëse në kulturën time investohet vetëm 2 ose 3 për qind, ose në arsimin tim, të mos flasim për policinë, sigurinë, ushtrinë etj unë s’mund të jem lojal ndaj këtij shteti. Mendoj se duhet të jemi lojal, por nuk ka lojalitet pa të drejta dhe kjo nuk do të ndodhë për derisa nuk ndryshon kjo gjendje”, ka deklaruar lideri i PDSH-së, për REL.

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi thotë se për dallim nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ai nuk mund të ndjehet lojal ndaj shtetit të Maqedonisë.

“Jo kjo është farsë. Nëse ju merrni tatime nga unë dhe nga ato tatime mi ktheni vetëm tre për qind, nuk mundem unë ta përjetoj atë shtet sikur timin, mundem vetëm të jem mazohistë sikur zotëri Ahmeti”, është shprehur Thaçi.

Ai thekson se shteti i Maqedonisë shumë pak investon në kulturën shqiptare, arsimin shqip dhe sfera tjera të domosdoshme për këtë etnitet.

“Nëse në kulturën time investohet vetëm 2 ose 3 për qind, ose në arsimin tim, të mos flasim për policinë, sigurinë, ushtrinë etj unë s’mund të jem lojal ndaj këtij shteti. Mendoj se duhet të jemi lojal, por nuk ka lojalitet pa të drejta dhe kjo nuk do të ndodhë për derisa nuk ndryshon kjo gjendje”, ka deklaruar lideri i PDSH-së, për REL.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mendon ndryshe, në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ai theksoi se: “Unë tani jam më lojal ndaj shtetit tim- Maqedonisë”.

“Unë tani jam më lojal ndaj shtetit tim, unë sot kam shkollat, kam gjuhën, flamurin, ashtu që vetëm 170 shqiptarë kanë qenë para konfliktit të punësuar në polici, tani kemi mbi 2.000 mijë. Para vitit 2001, shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë mundur ta përdorin gjuhën e tyre amtare, sot ajo gjuhë përdoret nëpër institucione. Unë nuk them se gjithçka është si duhet, fajin nuk duhet ta kërkojmë vetëm tek pala maqedonase, atë duhet ta kërkojmë edhe te vet ne, të gjithë ne duhet të punojmë në realizimin e kësaj marrëveshje”, ka nënvizuar lideri i BDI-së. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *