Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takon Çejkun

Thaçi takon Çejkun

21 shtator-“Gjeta një qëndrim të përmirësuar dhe të dobishëm të PDSH-së për regjistrimin dhe natyrisht mirëkuptojmë edhe brengosjen e PDSH-së për ndonjë defekt teknik apo problematik që vjen si pasojë e procesit të regjistrimit. Por në tërësi, PDSH mbështet regjistrimin dhe është mjaft e interesuar që çdo shqiptarë të gjejë veten në numrin total të popullsisë”, u shpreh ambasadori Çejku.

Roli konstruktiv i Partisë Demokratike Shqiptare në Parlament, integrimi i Maqedonisë në strukturat e BE-së, si dhe çështja e regjistrimit, kanë qenë temë e bisedimeve gjatë takimit të ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku dhe kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

“Për ne është tepër e rëndësishme kjo përkrahje që i vjen edhe partisë – shqiptarëve, por edhe Maqedonisë, sidomos në një proces normal politik të një dialogu të vërtetë mes forcave politike, por padyshim më e rëndësishme është mbështetja që i vjen Maqedonisë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së”, tha lideri i PDSHsë, Menduh Thaçi.

Ambasadori Çejku nga ana e tij ka thënë se vlerëson lartë rolin e PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë dhe përmirësimin e qëndrimeve të kësaj partie lidhur me regjistrimin. Ai tha se qasja e PDSH-së është që Maqedonia të vazhdojë rrugëtimin drejt integrimit në NATO dhe BE, ndërkaq ka shprehur mirëkuptim edhe për shqetësimet e kësaj partie lidhur me regjistrimin për manipulimet eventuale që mund të shfaqen.

“Gjeta një qëndrim të përmirësuar dhe të dobishëm të PDSH-së për regjistrimin dhe natyrisht mirëkuptojmë edhe brengosjen e PDSH-së për ndonjë defekt teknik apo problematik që vjen si pasojë e procesit të regjistrimit. Por në tërësi, PDSH mbështet regjistrimin dhe është mjaft e interesuar që çdo shqiptarë të gjejë veten në numrin total të popullsisë”, u shpreh ambasadori Çejku.

Ndërkohë, i pyetur lidhur me shqetësimet e ambasadorit shqiptar për çështjen e teksteve shkollore, Enciklopedisë…, Çejku thotë se qëndron në deklaratat që tha një ditë më parë. “Sigurisht se deklaratat e mia nuk i ndryshojë, unë jam ndalur kryesisht në çështjen e arsimit shqip në Maqedoni. Çështja e Enciklopedisë dhe teksteve është një çështje e vjetër, por natyrisht se një gjë emergjente është zgjidhja e arsimit shqip në këtë vend, kryesisht për arsimin e ulët dhe të mesëm. Vazhdoj t’u qëndrojë deklaratave të mia dhe shqetësimit tim”, tha ai. Ambasadori shqiptar dhe lideri i PDSH-së kanë vlerësuar se bashkëpunimi mes shtetit shqiptar dhe shqiptarëve të Maqedonisë është në nivel. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *