Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Raportet shqiptaro-turke të shkëlqyera

Thaçi:Raportet shqiptaro-turke të shkëlqyera

1 shtator-“Kam njohuri për një shkrim autorial të z. Xhaferi, mendoj se është qëndrim personal, mendoj se nuk ka asnjëfarë dobie që të përdoret apo të keqpërdoret historia për raportet e tanishme. Raportet e tanishme mes popullit shqiptar dhe popullit turk janë të shkëlqyera. I dimë qëndrimet e qeverisë turke ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve këtu. Mendoj se duhet të kultivohet kjo rrugë dhe ky bashkëveprim i këtyre dy popujve, fundi fundit qëllimi final është i njëjtë, BE dhe NATO. Mos të harrojmë se Turqia është aleat kryesor i SHBA-ve në NATO” tha Thaçi

Kërkesa e diplomacisë turke që të revidohen tekstet shkollore të lëndës së Historisë, në Kosovë dhe Shqipëri, ku periudha Osmane të mos mësohet nga nxënësit si periudhë pushtuese, dhe shkrimi autorial i ish kryetarit të Partisë Demokratike Shiptare Arbër Xhaferi, ku kundërshtohent kjo ide ka bërë që lideri I partisë shqiptare më të madhe opozitare Menduh Thaçi, të distancohet nga kundërshtimet e Xhaferit. I pyetur për qëndrimet e zotit Xhaferri, lidhur me këtë çështje numri një I PDSH-së, ka thanë se ato janë qëndrime personale ndërsa i ja vlerësuar sit ë shkëlqyera raportet mes shqiptarëve dhe Turqisë. “Kam njohuri për një shkrim autorial të z. Xhaferi, mendoj se është qëndrim personal, mendoj se nuk ka asnjëfarë dobie që të përdoret apo të keqpërdoret historia për raportet e tanishme. Raportet e tanishme mes popullit shqiptar dhe popullit turk janë të shkëlqyera. I dimë qëndrimet e qeverisë turke ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve këtu. Mendoj se duhet të kultivohet kjo rrugë dhe ky bashkëveprim i këtyre dy popujve, fundi fundit qëllimi final është i njëjtë, BE dhe NATO. Mos të harrojmë se Turqia është aleat kryesor i SHBA-ve në NATO” tha Thaçi. Ndërkohë, i pyetur r rreth kërkesës së PDSH-së për shtyrjen e datës së regjistrimit të popullsisë, kryetari i PDSH-së deklaroi se PDSH-ja ka bërë rregjistrimin paralel. “Ata i kanë fituar zgjedhjet, të respektojmë principet dhe parimet demokratike, i kanë 100 ditë për të treguar se çka mund të bëjnë, duhet një qetësi një opinion që të kullohet uji dhe të kuptohet se s’ka keqkuptime dhe keqinterpretime të raporteve personale por bisedohet për çështje të përgjithshme. Ne regjistrimin model paralele e kemi përfunduar në disa Komuna, në disa Bashkësi Lokale, në disa qytete, në anën tjetër brenda kësaj jave do të mbajmë edhe një mbledhje të kryesisë së partisë dhe sigurisht se do të dalim me një qëndrim përfundimtar. Megjithatë do të kenë parasysh se tashmë është një situatë tjetër, ata që i fituan zgjedhjet e kanë përgjegjësinë e jashtëzakonshme dhe maksimale ndërsa ne si opozitë do ta mbajmë atë pjesë të përgjegjësisë që na takon” deklaloi ai.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *