Home / Lajme / Maqedoni / Thellohet bashkëpunimi i Tetovës me veriun e Danimarkës

Thellohet bashkëpunimi i Tetovës me veriun e Danimarkës

23 shtator-Ndryshe, vizita e delegacionit nga komuna e Tetovës rrjedh pas bashkëpunimeve të frytshëm me autoritetet daneze në të kaluarën e sidomos me Njësitin e Zjarrfikësve “FALCK”. Në kuadër të këtij bashkëpunimi gjatë muajit Gusht, ky njësit i dhuroi komunës së Tetovës dy makina të ndihmës së shpejtë dhe një aparat bashkëkohor kompresimi

Këmbimi i përvojave, mundësia për thithjen e eksperiencave dhe formimi i një pasqyre të qartë të funksionimit të Njësitit të Zjarrfikësve “FALCK”, është qëllimi i vizitës së delegacionit të komunës së Tetovës në komunën Alborg të Danimarkës.

Delegacioni i komunës së Tetovës u kryesua nga sekretari Rametulla Kuçi, ndërsa pjesë e këtij delegacionin ishin edhe drejtori i NPK-Tetova Ajet Murati, Udhëheqësi i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit Kamber Sadiki, Koordinatori Albert Qazimi dhe koordinatori kryesorë Mexhait Latifi.

Gjatë qëndrimit në komunën Alborg, delegacioni i komunës së Tetovës u njoftua me funksionimin e Njësitit të Zjarfikësve “FALCK” dhe në veçanti me mënyrën e kryerjes së intervenimeve urgjente. Udhëheqësi i këtij Njësiti për rajonin e Alborgut, Torben Christensen kashpjeguar për organizimin e brendshëm.

Ndërkaq, vizita në spitalin e komunës Hojring kishte për qëllim informimim me kushtet dhe shërbimet profesionale mjekësore që ofron kjo komunë.
Delegacioni i komunës së Tetovës, gjatë qëndrimit në Danimarkë është takuar edhe me kryetarin e komunës Hojring, Arne Boeld, me të cilin është biseduar për rritjen e bashkëpunimit si dhe për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta.

Ndërkaq në takimin me kryetarin e komunës Vesthimmerland, Knud Kristersen, është shqyrtuar mundësia për një vizitë të ardhshme në komunën e Tetovës, me qëllim rritjen e bashkëpunimit.Sekretari i komunës së Tetovës, Rametulla Kuçi, ka falënderuar kryetarët e komunave për mikpritjen e ngrohtë, dhe duke qenë i kënaqur nga vizita ka ftuar këta të fundit për një vizitë të ardhshme në komunën e Tetovës.
Ndryshe, vizita e delegacionit nga komuna e Tetovës rrjedh pas bashkëpunimeve të frytshëm me autoritetet daneze në të kaluarën e sidomos me Njësitin e Zjarrfikësve “FALCK”. Në kuadër të këtij bashkëpunimi gjatë muajit Gusht, ky njësit i dhuroi komunës së Tetovës dy makina të ndihmës së shpejtë dhe një aparat bashkëkohor kompresimi

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *