Home / Lajme / Maqedoni / Thirrje nga BNJVL deri te qytetarët që t’i paraqesin objektet e ndërtuar pa leje, komunat nesër punojnë deri në mesnatë

Thirrje nga BNJVL deri te qytetarët që t’i paraqesin objektet e ndërtuar pa leje, komunat nesër punojnë deri në mesnatë

2 shtator-“Afati për paraqitje skadon më 3 shtator në mesnatë, deri kur edhe do të punojnë shërbimet kujdestare në komunat e Republikës së Maqedonisë, me qëllim që t’u mundësojnë qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, pasi t’i paraqesin deri te afati i paraparë ligjor”, kumtoi BNJVL.

Bashkësia e njësive të vetadministrimit lokal e Republikës së Maqedonisë – BNJVL, në prag të skadimit të afatit të fundit për paraqitjen e objekteve të ndërtuara pa leje, i cili skadon nesër në mesnatë, u bëri thirrje qytetarëve t’i paraqesin objektet e tyre ilegale në komunat.

“Afati për paraqitje skadon më 3 shtator në mesnatë, deri kur edhe do të punojnë shërbimet kujdestare në komunat e Republikës së Maqedonisë, me qëllim që t’u mundësojnë qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, pasi t’i paraqesin deri te afati i paraparë ligjor”, kumtoi BNJVL.

Edhe pse informatat tregojnë interes të rritur te qytetarët për paraqitje të objekteve të ndërtuara pa leje në komunat në javën e fundit, megjithatë BNJVL dëshiron që ky problem tërësisht të mbyllet pas 3 shtatorit të këtij viti, për çka edhe një herë dërgon apel deri te të gjitha komunat që ta vazhdojnë kohën e punës deri te shtunën në mesnatë, me qëllim të pranimit të kërkesave të njerëzve, të cilët deri tani nuk e kanë paraqitur objektin e ndërtuar pa leje dhe këtë mundësi ta shfrytëzojnë të gjithë të cilët kanë objekte të ndërtuara pa leje në qytete ose fshatra, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *