Home / Sport / Transfertë e vështirë për Renovën, Shkëndija pret Bregallnicën

Transfertë e vështirë për Renovën, Shkëndija pret Bregallnicën

Renova e cila është në seri të rezultateve negative në Prilep do kërkojë sukses përballë ekipit të papërshtatshëm të 11 Oktomvrit. Ndërkohë kampionët në fuqi, Shkëndija e Tetovës në fushë të vet, pa praninë e publikut do të luajnë me Bregallnicën. Në ndeshjet tjera spikat dueli mes Teteksit dhe Vardarit, ndërsa Metalurgu takohet me Sileksin. Ndeshjet e javës së 8-të në Ligën e Parë të futbollit në vend zhvillohen të shtunën (takimi Shkëndija-Bregallnica luhet të dielën), me fillim në orën 15:00.

Skuadrat tetovare në kuadër të javës së 8-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, përballë vetes do të kenë kundërshtarë të papërshtatshëm. Renova gjendet në një krizë të thellë të rezultateve negative dhe sot, kërkon të ndërpresë këtë seri në një teren tejet të vështirë. ‘Gjipspunuesit’ udhëtojnë për në Prilep, ku do të përballen me 11 Oktomvrin. Edhe pse e dijnë se do të kenë probleme të mëdha me vendasit ambicioz, megjithatë nga tabori i Renovës paralajmërojnë lojë për fitore, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër. 6-të pikë nga 7-të ndeshje është shumë pak për Renovën e cila shpejtë duhet të nisë të fitojë për tu larguar nga vendi i 9-të në renditje. ‘Është evidente se skuadra kohëve të fundit është në krizë të thellë dhe ne po punojmë vazhdimisht për të dalë nga kjo situatë. Është disi e pakuptimitë se si nuk po arrijmë të fitojmë ndeshjet kur luajmë mirë, kemi angazhim maksimal, por ja që duket se mungon dicka. Tani na pret sfida me 11 Oktomvrin, skuadër e fortë, kualitativ me futbollist shumë të mirë. Vendi i fundit i tyre në renditje nuk na gënjen, pasi e dijmë se ajo nuk është pasqyrë reale e kualitetit të tyre. Ne e dijmë se do kemi detyrë të vështirë, mirëpo pozita jonë në imponon për të shkuar në fitore dhe të tentojmë që të mos pësojmë. Tre pikë do të ishte mirë, por do të ishim të kënaqur edhe me barazim’, shprehet mesfushori kosovar i Renovës, Fisnik Gashi. Në ndeshjet tjera të ditës së shtunë, Teteksi në Tetovë do të presë Vardarin. Metalurgu do të jetë vendas i Sileksit, Horizont Turnova përballet me Ohrid 2004, ndërsa Rabotnicki takohet me Napredokun. Ndërkohë të dielën Shkëndija nën dyer të mbyllura takohet me Bregallnicën. Kampionët në fuqi janë dënuar nga FFM-ja me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e publikut dhe sfida e së dielës me Bregallnicën është e para në këtë drejtim. Mungesa e tifozëve sigurisht do të jetë hedikep për ‘kuqezinjtë’, mirëpo ky fakt nuk ndryshon imperativin për marjen e tre pikëve. ‘Do jetë pak sa e pazakontë të luajmë pa praninë e tifozëve tanë të shumtë, pasi jemi mësuar të kemi numër të madh shikuesisht në ndeshjet tona. Mirëpo realiteti është se ne duhet të luajmë pa ndihmën e tyre dhe të paktën do tentojmë që me një fitore të kompensojmë mungesën e tyre në këtë ndeshje. Bregallnica kohë më parë tregoi në fushën tonë se është skuadër e papërshtatshme dhe ne tani jemi të kujdesshëm për këtë fakt. Do luajmë lojë të matur, me angazhim maksimal dhe me një disiplinë maksimale në lojë shpresoj të ecim sigurtë drejt fitores. Kam besim në bashkëlojtarët e mi dhe planifikojmë tre pikë të reja nga dueli me Bregallnicën’, deklaroi kapiteni i Shkëndijës, Nebi Mustafi. Është interesant fakti se ‘kuqezinjtë’ kohë më parë fituan 2:0 Bregallnicën në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, ndërsa pas ndeshjes të së dielës, në mesjavë përsëri do të përplasen me të njëjtin kundërshtar, kësaj rradhe në Shtip, në kuadër të ndeshjes së kthimit të të tetave të finales së Kupës. Të gjitha ndeshjet e javës së 8-të fillojnë në orën 15:00.

Dyshet e javës së 8-të:
Teteksi-Vardari,
Metalurgu-Sileksi,
Horizonti-Ohrid 2004,
11 Oktomvri-Renova,
Rabotnicki-Napredoku,
Shkëndija-Bregallnica.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *