Home / Sport / UEFA dënon Shkëndijen me 25 mijë euro

UEFA dënon Shkëndijen me 25 mijë euro

Kjo gjobë kampionëve të Maqedonisë në futboll iu është shqiptuar për shkak të sjelljes së fansave të saj në ndeshjen e kthimit të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve me Partizanin.

Federata Evropian e Futbollit (UEFA) të mërkurën me shkresë ka njoftuar skuadrën e Shkëndijës nga Tetova se këta i ka gjobitur me 25 mijë euro. Kjo gjobë kampionëve të Maqedonisë në futboll iu është shqiptuar për shkak të sjelljes së fansave të saj në ndeshjen e kthimit të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve me Partizanin. Një dënim i tillë skuadrës së Shkëndijës iu shqiptua pas grumbullimit të të gjitha fakteve si dhe paraqitjes së delegatit të ndeshjes austriakut Kristian Shmolcer. Drejtuesit e Shkëndijës sot për Alsat-M, vërtetuan se kanë marrë një vendimin të tillë dhe se atë do ta ankimojnë. Këta për të premten paralajmëruan një takim me gazetarët në të cilin do të flasin për të gjitha ndodhitë aktuale në Shkëndi dhe rreth saj. Ndryshe vitin e kaluar UEFA për shkak të racizmit në ndeshjen me Liverpullin, në Shkup, me 10 mijë euro e kishte gjobitur skuadrën e Rabotniçkit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *