Home / Lajme / Maqedoni / Uollers: Nuk ka ndryshim në qëndrimin e SHBA-së për emrin, Uashingtoni i gatshëm të ndihmojë, por zgjidhja është te Shkupi dhe Athina

Uollers: Nuk ka ndryshim në qëndrimin e SHBA-së për emrin, Uashingtoni i gatshëm të ndihmojë, por zgjidhja është te Shkupi dhe Athina

13 shtator-Ambasadori Uollers paralajmëroi ndihmë, përkrahje dhe këshilla edhe për disa çështje tjera, me të cilat, siç tha, maqedonia, si dhe çdo vend tjetër, duhet të ballafaqohet, e të cilat janë të rëndësishme për çdo demokraci, e të cilat kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, lirisë së mediave dhe zhvillimit të shoqërisë qytetare.

Qëndrimi i SHBA-së rreth kontestit me emrin nuk ka ndryshuar. Ne e njohim Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues. Por, duke marrë parasysh rëndësinë e çështjes, e përkrahim procesin për zgjidhjen e tij, që po udhëhiqet nën patronazhin e KB-së dhe do të përkrahim çdo zgjidhje deri te e cila do të vijnë Maqedonia dhe Greqia, deklaroi ambasadori i ri amerikan në Maqedoni Pol Uollers, i cili ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Sipas tij, SHBA-ja është e gatshme të japë këshilla dhe përkrahje për zgjidhjen e këtij konetsti, nëse kjo kërkohet nga ajo, por megjithatë, siç tha, kjo nuk është çështje që duhet ta zgjidh tjetër kush, por këtë duhet ta bëni vet.

Presidenti Ivanov, në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, porositi se Maqedonia është e përkushtuar në gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes, të pranueshme për të dyja palët dhe se shpreson se gatishmëri të tillë do të ketë edhe pala tjetër.

Ai shtoi se sinqerisht shpreson se deri në vitin e ardhshëm në samitin e ardhshëm të NATO-s në Çikago, Maqedonia do ta fitojë vendin që i takon.

Ambasadori Uollers paralajmëroi ndihmë, përkrahje dhe këshilla edhe për disa çështje tjera, me të cilat, siç tha, maqedonia, si dhe çdo vend tjetër, duhet të ballafaqohet, e të cilat janë të rëndësishme për çdo demokraci, e të cilat kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, lirisë së mediave dhe zhvillimit të shoqërisë qytetare.

Ivanovi dhe Uollers vlerësojnë se mes Maqedonisë dhe SHBA-së ekziston miqësi e vërtetë, bashkëpunim i mirë, i cili mund edhe më tej të intensifikohet dhe thellohet.

Poll Uollers është ambasadori i gjashtë i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë. Ai dje së bashku me bashkëshorten arriti në Shkup. Ai vjen në vendin e Filip Rikerit, i cili tani është zëvendës-ndihmës i sekretarit shtetëror në Byronë për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e shtetit

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *