Home / Lajme / Maqedoni / WIKIPEDIA pasurohet edhe në gjuhën shqipe

WIKIPEDIA pasurohet edhe në gjuhën shqipe

8 shtator-“Mungojnë shumë materialet në gjuhën shqipe, është e pasur Ëikipedia por në gjuhën angleze dhe tani mundohemi që ta pasurojmë edhe në gjuhën shqipe ndërsa ka të angazhuar studentë që pasurojnë Wikipedinë edhe në gjuhën maqedonase.Mendoj se është e rëndësishme sepse kjo që na mundësohet është pa pagesë dhe normalisht për njerëzit që kanë nevojë për informata në gjuhën shqipe do të jetë një lehtësim i madh”, thotë studenti i shkencave kompjuterike Agon Fejza, njëri prej studentëve që fuste të dhëna në Wikipedi

-Enciklopedia e hapur Wikipedia, plotësohet me materiale edhe në gjuhën shqipe. Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë, ka ndërmarrë një aksion për plotësimin dhe shkrimin e artikujve në gjuhën shqipe dhe maqedonase për Enciklopedinë e lirë “Uikipedia” (Wikipedia) në bibliotekën Maks Van der Stoel. Dhjetë student dhe asisent, vullnetarë i janë bashkangjitur këtij aksioni të martën në Tetovë dhe në Shkup, me ç`rast shumica e teksteve dhe informacioneve kanë të bëjnë me shkencat komjuterike të cilët i bashkangjiten fondit të varfër prej 33 mijë teksteve aktuale në gjuhën shqipe në Wikipedia, thotë dekani i fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe teknologjive bashkohore Bekim Fetahu.Sipas tij, intenca është që të arrihen deri në 100 mijë tekste, kurse në gjuhën angleze ka mbi 3 milion tekst.”Sot jemi duke ndjekur futjen e përmbajtjeve në ekciklopedinë e hapur të njohur si Ëikipedia. Iniciativa nënkupton futjen përmbajtjeve profesionale nga ana e profesorëve dhe studentëve dhe të interesuarve nga komuniteti, jurist etj, të cilët me eksperiencën e vet shumëvjeçare dëshirojnë të fusin të dhëna që për lexuesit mbase mund të jenë interesante dhe të dobishme. Vetë eknciklopedia është e njohur si burim i parë informativ, kurse hapi tjetër janë portalet, ëeb sajtet e ndryshme zhurnalet etj. Wikipedia momentalisht përdoret si burim i parë i informatave ku drejtohen njerëzit për të marrë informata fillestare për ndonjë temë interesante. Ne kryekput jemi përqëndruar në futjen e artikujkve shkencoreë, artikujt nga shkencat kompjuetrike, fusha e biznesit dhe ekoniomisë, juridike dhe gjuhës dhe kulturës shqipe”, thotë Fetahu.A i më tej shprehet se janë angazhuar asisentë teknik që ndihmojnë në futjen e të dhënave. “Temat janë profesionale që shtjellohen apo që futen në Wikipedia dhe për këtë ne u kemi dhënë libra, u kemi dhënë materiale të fushave përkatëse. Momentalisht në gjuhën shqipe kemi shumë pak artikuj janë diku rretrh 33 mijë. Në gjuhën angleze ka mbi 3 milion artikuj dhe është një dallim i madh dhe mendojmë të vazhdojmë që të jetë tradicionale kjo, me qëllim që të rritet në 100 mijë artikuj, ku kontributi i gjuhës shqipe do të jetë në kategorinë e gjuhëve të para”, deklaroi Fetahu.Studentët pjesëmarrës në këtë aksion shprehen se të dhënat që futen në Wikipedia, janë shumë të rëndësishme dhe aksioni është gratis. “Mungojnë shumë materialet në gjuhën shqipe, është e pasur Ëikipedia por në gjuhën angleze dhe tani mundohemi që ta pasurojmë edhe në gjuhën shqipe ndërsa ka të angazhuar studentë që pasurojnë Wikipedinë edhe në gjuhën maqedonase.Mendoj se është e rëndësishme sepse kjo që na mundësohet është pa pagesë dhe normalisht për njerëzit që kanë nevojë për informata në gjuhën shqipe do të jetë një lehtësim i madh”, thotë studenti i shkencave kompjuterike Agon Fejza, njëri prej studentëve që fuste të dhëna në Wikipedia.Ndryshe, materialet që vendosen në Wikipedia kontrollohen dhe redaktohen nga administratorët në gjuhën shqipe, në rast të plotësimit të të dhënave atëherë ata njoftojnë azhuruesit për të riplotësuar informatatat. Pritet që ky aksion të vazhdojë edhe në të ardhmen.U.H

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *