Home / Lajme / Maqedoni / Wohlers – Ahmeti: Emri dhe integrimet evroatlantike prioritete

Wohlers – Ahmeti: Emri dhe integrimet evroatlantike prioritete

19 shtator-Në periudha të rëndësishme SHBA-të kanë inkurajuar, kanë lehtësuar çështje të rëndësishme që kanë pasur të bëjnë me të ardhmen e vendit dhe këtë lehtësim dhe inkurajim sërish e pres nga SHBA-të”, ka thënë Ahmeti.

Ambasadori i ri amerikan Paul D. Wohlers ka pritur sot në një takim kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Proceset e integrimeve euroatlantike të Maqedonisë si dhe kontesti i emrit, kanë qenë ndër temat kryesore të këtij takimi. Ahmeti ka informuar diplomatin e parë amerikan edhe për pozicionin e partisë së tij në kuadër të Qeverisë së re.

Takimi i Wohlers me Ahmetin ka qenë i parë zyrtar në cilësinë e ambasadorit amerikan në Maqedoni. Vollers gjatë kësaj jave pritet ti takojë edhe ministrat e kabinetit Gruevski. Që të dy kanë biseduar rreth zgjidhjes së çështjes së emrit dhe anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.

Ambasadori Paul D. Wohlers ka thënë se me Ahmetin do të bashkëpunojë për çështjet e rëndësishme me të cilat ballafaqohet Maqedonia, derisa kreu integrist Ahmeti ka thënë se pret inkurajimin e SHBA-ve për emrin.

“Zgjidhja e çështjes së emrit ka të bëjë edhe me stabilitetin rajonal, por Evropa nuk mund të jetë e shëndetshme duke pasur aty këtu ndonjë plagë të vogël akoma pa u mbyllur.

Në periudha të rëndësishme SHBA-të kanë inkurajuar, kanë lehtësuar çështje të rëndësishme që kanë pasur të bëjnë me të ardhmen e vendit dhe këtë lehtësim dhe inkurajim sërish e pres nga SHBA-të”, ka thënë Ahmeti.

Madje, Wohlers ka thënë se do të punojnë bashkë që të lëvizin Maqedoninë në integrimet euroatlantike NATO dhe BE. “Si pjesëmarrës dhe lider i partisë në koalicionin Qeveritar, BDI ka një rol të rëndësishëm dhe ne do të bashkëpunojmë ngushtë lidhur me çështjet kryesore me të cilat ballafaqohet Maqedonia, siç çështja e emrit dhe shumë çështje tjera.

Besoj se do të kemi sukses dhe shpresoj në bashkëpunim në të gjitha fushat”, ka thënë ambasadori amerikan Paul D. Wohlers

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *