Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Çdo ndarje e rrezikshme për rajonin

Xhaferi: Çdo ndarje e rrezikshme për rajonin

9 shtator-Ne nuk e shohim se ka predispozita se mund të hapet çështja e ndarjeve në veri të Kosovës për arsye se të gjithë e dimë se ka pas shumë ndarje me shkapërderdhjen e ish-Jugosllavisë, dhe çdo eksperimentim i tillë do të ishte i rrezikshëm për stabilitetin politik të rajonit”, deklaroi zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi

Me ftesë të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, sot për vizitë zyrtare në Kosovë qëndron zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi.

Pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi me të cilin folën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi është pritur nga zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi me të cilin ka folur për situatën e përgjithshme politike, raportet e dy vendeve fqinje si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe ndërfqinjësot ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministri Xhaferri ka realizuar takim me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Hajredin Kuçi, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, z-nj Atifete Jahjaga. Në këto takime është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Maqedonisw dhe Kosovës.
Pas takimit zëvendëskryeministri Xhaferri tha se në mes të Kosovës dhe Maqedonisë nuk ka asnjë çështje të hapur dhe se në të ardhmen duhet thelluar bashkëpunimin në mes dy vendeve.

“Pajtohem me zotin Kuçi që në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë nuk ka asnjë çështje të hapur, andaj të gjitha marrëveshjet, memorandumet e arritura në mes të dy shteteve, duhet fillojmë praktikisht t’i zbatojmë, siç janë marrëveshjet e arritura në sferën të cilën e mbulon zoti Kuçi, drejtësinë, e cila është një sferë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, por edhe për ne. Ne patëm rastin t’i cekim shumë sfera që janë në agjendën e dy qeverive, sa i përket infrastrukturës, integrimeve evropiane, ku ne jemi të gatshëm që përvojën tonë të mirë ta ofrojmë dhe kjo do të ishte përparësia e Republikës së Kosovës që ta marrin përvojën pozitive që ne e kemi krijuar deri me tani”, tha zëvendëskryeministri Xhaferri

Zëvendëskryeministri kosovar Kuçi tha së Qeveria e Kosovës konsideron që me Republikën e Maqedonisë nuk ka asnjë çështje të hapur, andaj këtë gjë e vlerësoi si mundësi për bashkëpunim të plotë në mes të këtyre dy vendeve.

“Isha jashtëzakonisht i nderuar që pata mundësin ta kemi në vizitë zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferri, me të cilin shkëmbyem mendimet tona, përvojat, natyrisht edhe gatishmërinë për një bashkëpunim të plotë në mes të dy shteteve tona. Me lejoni të them së Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se me Republikën e Maqedonisë nuk ka asnjë çështje të hapur, përkundrazi ka mundësi për bashkëpunim të plotë në aspektin politik, ekonomik, kulturor dhe në të gjitha fushat tjera. Më zëvendëskryeministrin Xhaferri u pajtuam që këto vullnete politike që ekzistojnë në mes të dy qeverive, këto gatishmëri që ekzistojnë në mes të dy popujve tanë, edhe popullit maqedon edhe popullit shqiptar që jeton në Maqedoni, t’i materializojmë në kuptimin e bashkëpunimit praktik”, tha zëvendëskryeministri Kuçi.
Të dy Zëvendëskryeministrat u pajtuan që thellimi i bashkëpunimit dhe fillimi i zbatimit në praktik të këtij bashkëpunimi, do të jetë i dobishëm për qytetarët e të dy shteteve.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *