Home / Sport / Xhemajli thërret Shaqirin në Napoli

Xhemajli thërret Shaqirin në Napoli

Napoli duket se e ka marrë shumë seriozisht interesimin për mesfushorin kosovar Xherdan Shaqiri.

Pas njoftimeve të kaluara se klubi nga San Paulo dëshiron të përforcohet me kosovarin me nënshtetësi zvicerane gjatë afatit kalimtar të verës, në mediat italiane vazhdojnë të qarkullojnë lajme të cilat konfirmojnë përpjekjet e vazhdueshme të këtij klubi për t’i siguruar shërbimet e yllit 19 vjeçar të Baselit.

E përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka njoftuar të enjten se drejtuesit e Napolit kanë udhëzuar Blerim Xhemajlin dhe Gokhan Inlerin (të dy bashkëlojtarë të Shaqirit në përfaqësuesen e Zvicrës) t’i bëjnë thirrje atij që t’u bashkohet atyre në Serie A.

“Te Napoli gjithçka shkon ashtu siç duhet. Ekziston një projekt i madh që parasheh që klubi të jetë në mesin e të parëve në Ligën e Kampionëve”, është mesazhi të cilin Xhemajli e Inler duhet t’ia përcjellin Shaqirit.

Ndërsa, sa i përket Xhemajlit, të mërkurën mbrëma ai ishte lënduar në humbjen që e pësoi Napoli nga Chievo dhe nuk dihet nëse do të mund të luajë ndaj Fiorentinës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *