Home / Lajme / Maqedoni / Xhepçishti edhe me shkollë edhe pa shkollë

Xhepçishti edhe me shkollë edhe pa shkollë

7 shtator-“Shkolla ka tre klasa në gjendje të vështirë. Mësojnë rreth 60 nxënës, edhe atë paralelet e klasës së katërt dhe të gjashtë. Ndërsa tjerët mësojnë në shkollën qendrore në Poroj. Në këtë shkollë unë kam mësuar si fëmijë dhe ende është ashtu. Shkolla e re siç e shihni është e ndrtuar vetëm si objekt. Gurrëthemeli është vendosur në vitin 2001, kurse edne sot e kësaj dite nuk është lëshuar në përdorim”, thotë arsimtari I gjuhës frënge në shkollën periferike të Xhepçishtit

Shkolla e re “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në fshatin Xhepçisht asesi të lëshohet në përdorim. Që nga viti 2001 kjo shkollë filloi të ndërtohet me mjete të shtetit ndërsa asnjëherë nuk u lëshua në përdorim.

Pa rrymë elektrike të instaluar, pa ujë dhe pa oborr të rregulluar edhe pse e re ajo i ngjan një objekti të vjetëruar. Drejtori i shkollës fillore qendrore Skënderbeu, Gajur Islami, thotë se gjashtë herë ka kërkuar nga Ministria që të rregullohet shkolla në Xhepçisht, ndërsa këtë vit ka marrë premtim nga zëvendësministri se do të rregullohet.
Ndërkohë që mbi 400 nxënës të fshatit Xhepçisht udhëtojnë çdo ditë nga një apo dy kilometra për në fshatin Poroj për të ndjekur mësimin, ndërsa dy deri në tre klasë mësojnë në shkollën e vjetër në fshatin Xhepçisht, në kushte të vështira.

“Problemi është se këtë shkollë e kanë ndërtuar pjesë pjesë, nga ana e ministrisë kan lëshu mjete, dhe në vitin 2009 u ndërtu një pjesë vitin e kaluar 2010 nuk kanë ndërtu asgjë. Sivjet nga vjeshta e vitit kaluar kemi kërkuar gjashtë herë urgjencë në Ministri të Arsimit në sektorin për investime ku del se firmës që ka ndërtuar nuk ia kanë lëshuar të hollat për punë e kryer”, tha Islami.

Nga informacionet që morrën, shkolla e vjetër është ndërtuar në vitin 1924 dhe ka qenë ndër shkollat e para, kurs fill para njëzet viteve është bërë një renovim i vogël, por megjithatë kushte për mësim nuk ka. “Shkolla ka tre klasa në gjendje të vështirë.

Mësojnë rreth 60 nxënës, edhe atë paralelet e klasës së katërt dhe të gjashtë. Ndërsa tjerët mësojnë në shkollën qendrore në Poroj. Në këtë shkollë unë kam mësuar si fëmijë dhe ende është ashtu. Shkolla e re siç e shihni është e ndrtuar vetëm si objekt. Gurrëthemeli është vendosur në vitin 2001, kurse edne sot e kësaj dite nuk është lëshuar në përdorim”, thotë arsimtari I gjuhës frënge në shkollën periferike të Xhepçishtit.

Edhe nga Sektori për Veprimtari botore në komunën e Tetovës, disa herë kanë kërkuar që ministria të bëjë investimet e nevojshme që të rregullohet kjo shkollë.

Për këtë vit MASH kishte ndarë mjete për këtë shkollë por të cilët nuk ishin të mjaftueshme për rregullimin e saj. Përmes një konference për shtyp, udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike në komunën e Tetovës, Iljaz Halimi, para fillimit të këtij viti shkollor ka kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë të përmbush obligimet ndaj pushtetit lokal në sferën e arsimit.

“Komuna e Tetovës nga Qeveria ka kërkuar që urgjentisht të përfundojë objektet e reja në shkollën fillore “Rilindja” ne fshatin Sellcë dhe në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në fshatin Poroj, objekte të cilat ka disa vite që kanë filluar por ende nuk po përfundojnë”, ka thënë Halimi kohë më parë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *