Home / Lajme / Rajon / Xhirohet klipi për këngën e kombëtares

Xhirohet klipi për këngën e kombëtares

17 shtator-Kënga është me tekst të Faton Mehmedit, muzikë dhe orkestrim të Shpend Latifit, ndërsa lokacionet e këtij klipi janë duke u xhiruar në disa vende të ndryshme të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës dhe është duke u përdorur një teknike tejet e përsosur që pritet të jetë risi në trevat tona.

Video-klipi ‘Për kombëtaren’ e kënduar nga këngëtari Shpend Latifi dhe në bashkëpunim me bendin OPIUM, po xhirohet nga Rec Production (Juliany).

Kënga është me tekst të Faton Mehmedit, muzikë dhe orkestrim të Shpend Latifit, ndërsa lokacionet e këtij klipi janë duke u xhiruar në disa vende të ndryshme të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës dhe është duke u përdorur një teknike tejet e përsosur që pritet të jetë risi në trevat tona.

“Pasi që është një këngë mbarëkombëtare, për klipin kemi përkrahje të madhe falë vullnetit të popullatës, artistëve, tifozave kuq e zi, shumë artdashësve dhe sportdashësve si dhe biznismenëve të cilët japin kontributin e tyre varësisht prej mundësisë”, tha interpretuesi i këngës Shpend Latifi.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *