Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri në Nju-Jork mori pjesë në mbrëmjen gala të Këshillit kombëtar shqiptaro-amerikan

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri në Nju-Jork mori pjesë në mbrëmjen gala të Këshillit kombëtar shqiptaro-amerikan

25 shtator-Zëvendëskryeministri Xhaferri gjatë qëndrimit në SHBA ka realizuar edhe disa takime bilaterale. Ai është takuar edhe me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, gjatë vizitës së tij në SHBA, në Nju-Jork mori pjesë në mbrëmjen gala, të organizuar nga Këshilli kombëtar shqiptaro-amerikan (KKSHA), me rastin e 15-vjetorit të formimit të kësaj organizate, njoftohet në kumjtesën e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Të pranishëm në këtë eveniment ishte edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Rozmari DiKarlo, zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, kongresisti Eliot Engëll, zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli si dhe personalitete të tjera.

Në këtë rast, KKSHA nderoi ish-kryeministrin britanik, Toni Bler me çmimin “Duart e Shpresës” – për kontributin e tij historik për pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu KKSHA në këtë eveniment e kujtoi dhe nderoi jetën e ambasadorit Riçard Hollbruk, një diplomat amerikan dhe i dërguari i posaçëm presidencial për Ballkanin – për guximin e tij të jashtëzakonshem diplomatik për të sjellë paqe për njerëzit e Ballkanit.

Programi i mbrëmshëm i KKSHA-së përkujtoi edhe 20 vjetorin e ripërtërirjes se marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Me fjalët e Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Hillari Klinton “ky përvjetor përkujton partneritetin tonë, na përkujton përparimin e bërë dhe nënvizon premtimin per të ardhmen e Shqipërisë derisa ne vazhdojmë të punojmë së bashku, për njëzet vitet e ardhshme dhe më shume se aq.”

Zëvendëskryeministri Xhaferri gjatë qëndrimit në SHBA ka realizuar edhe disa takime bilaterale. Ai është takuar edhe me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker

Në takimin me Rikerin është biseduar për situatën në rajon dhe në në Maqedoni, në theks të veçantë për zhvillimet në vend që janë në drejtim të anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Xhaferri e përsëriti qëndrimin e Qeverisë, se Maqedonia nuk ka alernativë tjetër përveç anëtarësimit në familjen e madhe evropiane dhe mbetet e përkushtuar në këtë rrugë. Të dy bashkëbisejduesit u pajtuan se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit është pjesë e rëndësishme e këtij procesi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *