Home / Lajme / Rajon / Zëvendëskryeministrja Arifi në takim me kryeministrin shqiptar Berisha dhe ministren Bregu

Zëvendëskryeministrja Arifi në takim me kryeministrin shqiptar Berisha dhe ministren Bregu

6 shtator-Fokus i bisedave midis zëvendëskryeministres Arifi dhe ministrja e Eurointegrimeve Bregu është vendosur në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe rajonal në procesin e integrimit evropian, përmes përforcimit të bashkëpunimit institucional. Është biseduar edhe për mundësitë për shfrytëzimin e fondeve të BE-së, me theks në komponentën nga IPA për bashkëpunim ndërkufitar.

Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e angazhuar për çështje evropiane Teuta Arifi sot në kuadër të vizitës njëditëshe në Republikën e Shqipërisë, u takua me kryeministrin Sali Berisha dhe me ministren e Eurointegrimeve Majlinda Bregu.

Në takimin me kryeministrin Berisha është theksuar se të dy palët angazhohen për avancim të bashkëpunimit dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore, duke pasur parasysh atë që edhe të dy vendet kanë qëllim të përbashkët – anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Siç qëndron në kumtesën nga SÇE-ja, mes tjerash është theksuar se do të ndërmerren edhe hapa konkret të cilët do të kontribuojnë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, ndërsa në këtë mënyrë pozitivisht do të ndikohet në bashkëpunimin dhe zhvillimin rajonal.

Fokus i bisedave midis zëvendëskryeministres Arifi dhe ministrja e Eurointegrimeve Bregu është vendosur në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe rajonal në procesin e integrimit evropian, përmes përforcimit të bashkëpunimit institucional. Është biseduar edhe për mundësitë për shfrytëzimin e fondeve të BE-së, me theks në komponentën nga IPA për bashkëpunim ndërkufitar.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *