Home / Lajme / Maqedoni / Zjarr në banesën në qendër të Tetovës

Zjarr në banesën në qendër të Tetovës

24 shtator-Të premten në mesditë, ka shpërthyer zjarr në një ndërtesë në rrugën jane Sandanski, numër 80 në Tetovë, saktësisht në banesën numër 3 të kësaj ndërtesë, pronë e (A. V) 53 vjeçar, kurse ka banuar në këtë banesë 35 vjeçari (N.U) nga Tetova, njoftoi policia e Tetovës.P

Të premten në mesditë, ka shpërthyer zjarr në një ndërtesë në rrugën jane Sandanski, numër 80 në Tetovë, saktësisht në banesën numër 3 të kësaj ndërtesë, pronë e (A. V) 53 vjeçar, kurse ka banuar në këtë banesë 35 vjeçari (N.U) nga Tetova, njoftoi policia e Tetovës.

Pas intervenimit të njësisë së zjarrëfikësve, zjarri është lokalizuar ndërsa ende ekipet hetuese marrin informacione të detajuara, se kush ishte shkaktar i zjarrit.

Ndryshe, gjatë këtij zjarri nuk ka të lënduar, por tre persona nga katet e më larta janë ankuar në vështirësi gjatë frymëmarrjes, të shkaktuar nga tymi i dendur. Banorët F.T (46) bashkë me djalin dhe vajzën janë drejtuar për ndihmë në Spitalin Klinik të Tetovës por gjenden jashta rrezikut për jetë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *