Home / Lajme / Maqedoni / Zjarr në Malin e Thatë

Zjarr në Malin e Thatë

1 shtator-“Prej dje si duket është rrikthyer zjarri në teritorin e Komunës , është dëmtuar një hapësirë prej 4 hekterësh por nuk është mal me dru sepse janë prerë paraprakisht në atë pjesë. Sot nga informatat e fundit nga drejtoria e pyjeve dhe agjencioni për mbrojtje dhe shpëtim, kemi informacion se zjarri është lokalizu 85 përqind por ende 15 përqind ka rrezik dhe presim se si do zhvillohet më tutje. Nëse do ketë ndonjë përhapje do kërkojmë nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ngritjen e aeroplanëve”, tha Izairi

Rreth 4 hektar pyje janë përfshirë nga zjarri në atarrin e komunës së Zhelinës konkretisht në fshatin Llakavicë dhe Merovë. Kështu kanë informuar nga njësiti I zjarrëfiksve të Tetovës duke pohuar se zjarri rreth 80 përqind është i lokalizuar ndërsa 15 përqind është nën kontroll. Nga njësiti territorial theksojnë se ende nuk kanë njohuri se zjarri ka shpërthyer si pasojë e faktorit njeri apo nga temperaturat e larta. Ndërkaq, nga komuna e Zhelinës theksojnë se zjarri ka shpërthyer më 28 gusht, ndërsa njëherë është lokalizuar vetëm në atarrin e kësaj komune, ndërkaq më pas është rikthyer sërish. “Prej dje si duket është rrikthyer zjarri në teritorin e Komunës , është dëmtuar një hapësirë prej 4 hekterësh por nuk është mal me dru sepse janë prerë paraprakisht në atë pjesë. Sot nga informatat e fundit nga drejtoria e pyjeve dhe agjencioni për mbrojtje dhe shpëtim, kemi informacion se zjarri është lokalizu 85 përqind por ende 15 përqind ka rrezik dhe presim se si do zhvillohet më tutje. Nëse do ketë ndonjë përhapje do kërkojmë nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ngritjen e aeroplanëve”, tha Izairi.Nga komuna e Zhelinës kanë informuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtorinë për menaxhim me kriza, me njësitin e zjarrëfiksve dhe me ndërmarrjen për menaxhim me pyje dhe theksojnë se zjarri në Malin e Thatë, është nën kontroll dhe larg vendbanimeve. Ndryshe pothuajse çdo vit teritori i komunës së Zhelinës përfshihet nga zjarret për shkak të thatësisë që mbretërron në pyjet e Malit të Thatë, ku një pjesë e madhe e pyllit shfrytëzohet për kullota dhe nuk ka dru. Ndwrkohw, institucionet gjegjëse kanë vijuar me apelet e tyre ku u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë ndalesën për dalje në pyje të qytetarëve që nuk kanë punë, në të kundërtën rrezikojnë të gjobiten me shuma të mëdha . Ndalesa do të zgjasë deri më 3 shtator prej orës 17 pasdite e deri në orën 7 të mëngjesit. Qëllimi është parandalimi i zjarreve sepse mundësia nga paraqitja eventuale e tyre këto ditë është rritur për shkak të valës së nxehtit që e kaploi vendin. Qytetarëve mund të paraqesin çfarëdo rreziku për paraqitje të zjarrit në numrin 195, me qëllim të intervenimit në kohë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *