Home / Lajme / Botë / 1000 viktima në tërmetin në Turqi

1000 viktima në tërmetin në Turqi

Në tërmetin e rëndë që ka ndodhur sot në pjesën lindore të Turqisë bëhet e ditur për 500 deri në 1000 veta që kanë humbur jetën

Organizata turke e Gjysmëhënës së Kuqe njoftoi se janë rrënuar 25 banesa banimi në Erçis. Edhe në lokacionin Van gjithashtu janë rrënuar disa banesa banimi, linjat telefonike janë bllokuar, dhe për momentin nuk është mundur qasja e ekipeve shpëtimtare në të gjitha rrënimet.

Nga ky tërmet bëhet e ditur për një numër të madhe të të plagosurve. Kryetari i komunës Erçish, Zulfikar Arapoglu deklaroi se ka shumë të vdekur dhe shumë ndërtesa të rrënuara.

“Sa më shumë ekipe të ndihmës së shpejt janë të nevojshme”, deklaroi Arapoglu.

Raportet që vijnë nga kjo zonë bëjnë të ditur për dëme dhe rrënime shtëpish edhe në fshatrat përreth këtyre qyteteve. Në aksionin e shpëtimit janë aktivizuar forcat e ushtrisë si dhe policisë, por edhe grupe vullnetare.

Provinca Van është e njohur për tërmete, por ky tërmet konsiderohet më i rëndi prej rreth 7,3 ballë sipas Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë fshati Tabanli.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *