Home / Lajme / Maqedoni / 16 vjet nga atentati ndaj Gligorovit

16 vjet nga atentati ndaj Gligorovit

3 tetor-Para shpërthimit automjetin zyrtar të presidentit në rrugën “Maqedonia” ka ngadalësuar një “Fiqo”. Në hetimin janë bastisur 30.850 automjete dhe janë kontrolluar më shumë se 15.000 objekte, të legjitimuara kanë qenë më shumë se 188.000 persona, prej të cilëve 19.000 janë bastisur. MPB kreu edhe rreth 30 biseda informative me njerëz për të cilët mendohej se janë kryerës të mundshëm të atentatit, por të gjithë janë lëshuar pas marrjes në pyetje

Para 16 viteve, më 3 tetor është kryer atentat i pasuksesshëm ndaj presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov. Në vendin e atentatit jetën e humbi shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa ishte lënduar truproja e Gligorovit, Illço Teovski. Si pasojë e lëndimeve, vdiq edhe kalimtari i rasti Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.
Mbetet e panjohur se kush ka qëndruar pas atentatit. Procedura hetuese, e cila po zhvillohet kundër një kryerësi të panjohur ende është e hapur. Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë mirë i përgatitur dhe organizuar dhe se vetëm rrethanë fati është që presidenti Gligorov e mbijetoi atentatin. Sulmi është kryer me automobil bombë më 3 tetor të vitit 1995 në orën 9:50 në rrugën para hotelit “Bristol” në Shkup kur Gligorovi me automjetin zyrtar lëvizte nga rezidenca e tij në vendin e punës së Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në automobilin “Citroen Ami 8” kanë qenë të fshehura 20 kilogramë shpërthim, i cili është aktivizuar me telekomandë kur automjeti i Gligorovit lëvizte drejt ndërtesës së Kuvendit. Para shpërthimit automjetin zyrtar të presidentit në rrugën “Maqedonia” ka ngadalësuar një “Fiqo”. Në hetimin janë bastisur 30.850 automjete dhe janë kontrolluar më shumë se 15.000 objekte, të legjitimuara kanë qenë më shumë se 188.000 persona, prej të cilëve 19.000 janë bastisur. MPB kreu edhe rreth 30 biseda informative me njerëz për të cilët mendohej se janë kryerës të mundshëm të atentatit, por të gjithë janë lëshuar pas marrjes në pyetje

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *