Home / Sport / 500 milionë njerëz shikuan Liverpool-Man Utd

500 milionë njerëz shikuan Liverpool-Man Utd

Një shifër marramendëse prej gjysmë miliardi njerëzish e shikuan ndeshjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit në Anfield Road të shtunën që përfundoi në barazim 1-1.

Sir Alex Ferguson e quajti përplasjen e skuadrës së tij me Reds si ndeshjen më të madhe të klubeve në botë. Dhe, tani është lehtë të kuptohet pse. E përditshmja angleze, The Daily Mail ka publikuar statistikat globale të shikueshmërisë së kësaj ndeshjeje.

211 është numri i shteteve që kanë të drejtë transmetimin e ndeshjeve të Premierligës dhe përjashtim bëjnë vetëm 27 shtete, duke përfshirë Afganistanin, Turkmenistanin e Ukrainën mes tjerash.

500 milionë njerëz në mbarë botën e shikuan ndeshjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, të shtunën. Shikueshmëria rekorde për një përballje të Premierligës është një miliard, dhe u shënua për takimin mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit më 2007.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *