Home / Lajme / Maqedoni / Ademi bisedoi me përfaqësuesit e asociacioneve qytetare nga Velesi për problemin me Ngrohtoren

Ademi bisedoi me përfaqësuesit e asociacioneve qytetare nga Velesi për problemin me Ngrohtoren

30 tetor-Ministri Ademi e theksoi angazhimin e Qeverisë për zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar dhe e arsyetoi edhe rregullativën ligjore në këtë proces, përkatësisht ingerencat të cilat janë në kompetencë të Minsitrisë së Mjedisit Jetësor në pjesën e procedurës për vlerësim të ndikimit ndaj mjedisit jetësor, që duhet të zbatohet nga ana e Ministrisë në koordinim me të gjitha palët e prekura, në një proces transparent i cili e kyç edhe opinionin në të jgitha fazat e vendimmarrjes”, qëndron në kumtesë.

Ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot i priti përfaqësuesit e asociacioneve qytetare nga Velesi dhe kryetarin e komunës, Goran Petrov.

Në takim, siç kumtoi Ministria e resorit, Ademi është njohtuar m gjendjen aktuale rreth ristartimit të Ngrohtores në Veles nga ana e ndërmarrjes “Metrudhem” dje problemet me të cilat po përballen qytetarët e Velesit nga puna e saj.

Ministri Ademi e theksoi angazhimin e Qeverisë për zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar dhe e arsyetoi edhe rregullativën ligjore në këtë proces, përkatësisht ingerencat të cilat janë në kompetencë të Minsitrisë së Mjedisit Jetësor në pjesën e procedurës për vlerësim të ndikimit ndaj mjedisit jetësor, që duhet të zbatohet nga ana e Ministrisë në koordinim me të gjitha palët e prekura, në një proces transparent i cili e kyç edhe opinionin në të jgitha fazat e vendimmarrjes”, qëndron në kumtesë.

Ai informoi se Ministria deri mët ani ka lëshuar miratim për fillimin me punë të Ngrohtores dhe se nga ana e investuesit është parashtruar vetëm letër për qëllimin.

Sipas kumtesës, në takim është sjellë konkludimi për komunikimin e vazhdueshëm të Minsitrisë, vetëqeverisjes lokale, sektorit civil dh qytetarëve me qëllim të zgjidhjeve adekuate për tejkalimin e gjendjeve me ndotjen në Veles, të shkaktuar nga puna e Ngrohtores

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *