Home / Lajme / Maqedoni / Ademi në Bruksel në konferencën për mjedis jetësor të Ballkanit Perëndimor

Ademi në Bruksel në konferencën për mjedis jetësor të Ballkanit Perëndimor

10 tetor-Konferenca organizohet sipas iniciativës së Federatës evropiane të qyteteve dhe rajoneve për mjedis jetësor në Evropën Jugperëndimore dhe ka për qëllim ta rrisë bashkëpunimin rajonal të qyteteve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi do ta hapë Konferencën e parë ndërkombëtare për mjedis jetësor të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet sot në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Në hapje të tubimit do të mbajnë fjalim edhe eurodeputeti Eduard Kukan dhe ministri i Mjedisit Jetësor i Shqipërisë, Fatmir Mediu.

Konferenca organizohet sipas iniciativës së Federatës evropiane të qyteteve dhe rajoneve për mjedis jetësor në Evropën Jugperëndimore dhe ka për qëllim ta rrisë bashkëpunimin rajonal të qyteteve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor. Do të prezantohen përvojat e qyteteve nga rajoni në zbatim të projekteve për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe efikasitetit të energjisë. Në konferencë do të promovohen iniciativat ekzistuese dhe të ardhshme me qëllim të realizimit të kontaktit të drejtpërdrejtë me investitorët.

Në kuadër të vizitës së Brukselit, ministri Ademi nesër do të takohet me Jok Shaulflixh, ministër i Mjedisit Jetësor i Flandrës. Në takim do të diskutohet për bashkëpunimin e deritanishëm që e realizojnë dy ministritë, si dhe për mundësitë për zgjerim të bashkëpunimit, veçanërisht në sferën e menaxhimit me ujërat, kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *