Home / Lajme / Maqedoni / Ademi, VMRO-së e LSDM-së:“Mjaft më në llogari të popullit shqiptar”

Ademi, VMRO-së e LSDM-së:“Mjaft më në llogari të popullit shqiptar”

16 tetor-
“Në dy javët e fundit ju shpenzuat 14 milionë euro të popullit. Me këto para, mundeshit të ndërtonin edhe një luftëtar të hipur në kalë”, ka thënë Natasha Savova nga LSDM-ja, derisa ajo ka marrë përgjigjen nga Antonio Milloshoski duke thënë se Savova ka kredibilitet të flasë për politizim dhe manipulim, me përvojë pune 12 vjeçare me zotin Cërvenkovski, “njeriu i cili është mjeshtri më i madh për manipulim dhe politizim në këtë shtet”

Në ditën e tretë të debatit lidhur me regjistrimin ka dominuar debat i ashpër në relacion pushtet –opozitë. Përveç akuzave në relacion PDSH e BDI, ata kanë vijuar edhe mes dy partive rivale maqedonase, VMRO e LSDM.

Xhevat Ademi nga BDI ka “shpërthyer” kundrejt dy partive maqedonase VMRO e LSDM, duke thënë se mjaft është kërkuar llogari në kurriz të shqiptarëve.

“Nga kjo foltore janë dhënë kualifikime të ndryshme në llogari të shqiptarëve, nga nacionalistë, separatistë, terroristë, irredentistë, xhambazë, falsifikatorë, tezgaxhinjë… Nga na çon kjo?

E dini se pse nuk kemi reaguar si BDI dhe nuk jemi bërë pjesë e kësaj llakërdie, pasi që jemi të përgjegjshëm, pasi elektorati dhe qytetarët na paraqiteshin dhe na thonin, ‘mos u bëni pjesë e kësaj loje’.

Ne jemi pjesë e kësaj shumicë, kuptohet, dhe jemi të vetëdijshëm se ndërprerja e një operacioni siç është regjistrimi është më i keq se zbatimi i suksesshëm i saj”, ka thënë deputeti i BDI-së Ademi.

“Nëse të gjithë në shtet duke u nisur nga të përgjegjshmit e kompetentët po alarmojnë se procesi do të dalë nga kontrolli, ne e kemi atë guxim ta ndërpresim dhe nuk është puna te numri, pasi gjithë e dimë se sa jemi”, ka vijuar më tej Ademi.

Ndërkaq, duke replikuar Goran Misovski nga Partia e Re Socialdemokrate (PRSD), ka thënë se qetësia që dominon te BDI është fitorja e saj në zgjedhje. “Dhe është e qartë se çfarë do që të dëshirojë Ahmeti do të fitojë nga partneri maqedonas VMRO. Por ju kujtohet z. Ademi mbi ligjin për policinë, ju keni qenë më të më të ashpër, dhe tani mos heshtni!

“Në dy javët e fundit ju shpenzuat 14 milionë euro të popullit. Me këto para, mundeshit të ndërtonin edhe një luftëtar të hipur në kalë”, ka thënë Natasha Savova nga LSDM-ja, derisa ajo ka marrë përgjigjen nga Antonio Milloshoski duke thënë se Savova ka kredibilitet të flasë për politizim dhe manipulim, me përvojë pune 12 vjeçare me zotin Cërvenkovski, “njeriu i cili është mjeshtri më i madh për manipulim dhe politizim në këtë shtet”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *