Home / Lajme / Rajon / Agjentë të FBI-së arritën në Sarajevë

Agjentë të FBI-së arritën në Sarajevë

31 tetor-
Agjentët e FBI-së të cilët kanë arritur dje, do të duhet të zbatojnë edhe hetim për dëmet ndaj objektit të përfaqësisë diplomatike.

Agjentë të Byrosë federale hetimore amerikane arritën në Sarajevë dhe në bashkëpunim me agjencitë në rajon, do të fillojnë me hetimin për sulmin terrorist ndaj ndërtesës të Ambasadës amerikane në Sarajevë, publikoi “Dnevni avaz”.

Agjentët e FBI-së të cilët kanë arritur dje, do të duhet të zbatojnë edhe hetim për dëmet ndaj objektit të përfaqësisë diplomatike.

Terroristi Mevlid Jashareviq pjesëtar i lëvizjes radikale vehabiste i cili pas sulmit të së premtes ishte lënduar, dje u mor në pyetje. Avokati i Jasharveiq konfirmon se klientit të tij i nevojitet ndihmë psikiatrike, dhe se ai nuk është vetëdijshëm për veprimet e tij.

Dy personave të tjerë janë privuar nga liria të cilët kanë pasur lidhje me të, dhe në paraburgim është edhe gruaja e tij.

Gazeta përmend se lideri joformal i komunitetit i cili jeton në Gornja Maoçra është distancuar nga veprimet e Jashareviqit.

Akademik Muhamed Filipoviq në deklaratën për “Dnevni avaz” thotë se rasti me Jashareviq duhet të hetohet nga fillimi, gjegjësisht nga ardhja e muxhahedinëve në BeH, sepse ky është “çelësi i të gjitha punëve

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *