Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti i dërgoi telegramë ngushëllimi kryeministrit turk Erdogan me rastin e tërmetit katastrofik

Ahmeti i dërgoi telegramë ngushëllimi kryeministrit turk Erdogan me rastin e tërmetit katastrofik

24 tetor-Ky lajm më ka prekur thellë ashtu si edhe të gjithë Bashkimin Demokratik për Integrim dhe ne të gjithë bashkohemi në lutjet tona për familjet e prekura nga kjo tragjedi dhe shprehim bindjen se Turqia dhe Ju do t’a tejkaloni këtë fatkeqësi me përkrahjen e parezervë të të gjithë miqve gjithandej në botë, ku padyshim bëjmë pjesë edhe ne”, thuhet në telegram ngushëllimin e Ahmetit dërguar kryeministrit turk Erdogan.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i ka dërguar telegramë ngushëllimi kryeministrit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, me rastin e tërmetit katastrofik që e kaploi Turqinë, me ç’rast humbën jetën të paktën 1.000 persona.

“I nderuari Kryeministër Erdogan, më lejoni që në emër të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta juve, popullit turk dhe familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e tërmetit shkatërues që goditi disa qytete në lindje të Turqisë gjatë ditës së djeshme. Të gjithë anëtarët dhe përkrahësit e Bashkimit Demokratik për Integrim bashkëndjenjë dhe ndajnë dhimbjen me popullin turk në këto momente të vështira duke shprehur solidaritetin tonë të plotë me Republikën e Turqisë, qytetarët dhe familjet e viktimave.

Ky lajm më ka prekur thellë ashtu si edhe të gjithë Bashkimin Demokratik për Integrim dhe ne të gjithë bashkohemi në lutjet tona për familjet e prekura nga kjo tragjedi dhe shprehim bindjen se Turqia dhe Ju do t’a tejkaloni këtë fatkeqësi me përkrahjen e parezervë të të gjithë miqve gjithandej në botë, ku padyshim bëjmë pjesë edhe ne”, thuhet në telegram ngushëllimin e Ahmetit dërguar kryeministrit turk Erdogan.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *