Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti, raporti i KE-së real

Ahmeti, raporti i KE-së real

13 tetor-“Ne nuk kemi hyr në analiza sipërfaqësore por ne bëjmë analiza përmbajtjesore të rekomandimeve që bëhen nga Brukseli, dhe Brukseli do të mbetet partner I yni për interesat madhore të Maqedonisë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI.

Raporti i progresit për Maqedoninë është real por kjo nuk duhet të na amnistoj por përkundrazi duhet të na jep shtytje që të vazhdojmë me realizimin e reformave që do të përmirësojnë standardet në vend. Kështu është shprehur lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke komentuar raportin e KE-së. Sa i përket kritikave të adresuara në raport, sipas Ahmetit, ato janë normale pasi me të njëjtat probleme ballafaqohen edhe shtetet që kanë aderuar në BE.
“Edhe më tej angazhimi kryesor për Maqedoninë duhet të ngel zgjidhja e çështjes së emrit sepse sa u takon reformave tjera brenda vendit, edhe shtetet që aderojnë brenda BE-së kanë vështirësi lidhur me funksionimin e jurisprudencës por edhe me çështjet tjera sa u takon mediave e kështu me radhë. Por kjo që them unë nuk duhet të na amnistoj dhe rahatoj neve që të mos angazhohemi lidhur me reformat”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Ahmeti duke komentuar kritikat e kryeministrit Gruevski ndaj Barosos, theksoi se Brukseli mbetet partner i Maqedonisë për interesat madhore.
“Ne nuk kemi hyr në analiza sipërfaqësore por ne bëjmë analiza përmbajtjesore të rekomandimeve që bëhen nga Brukseli, dhe Brukseli do të mbetet partner I yni për interesat madhore të Maqedonisë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI.
Edhe lideri i PLD-së Andrej Zhernosvki ka komentuar këtë sjellje të Gruevskit. Sipas tij një sjellje e tillë vetëm kontribuon në interes të fqinjit jugor.
“Udhëheqësit e lartë e ne veçanti kryeministri duhet të sillet dhe të jep deklarata në pajtueshmëri me interesat e larta shtetërore të Maqedonisë. Në manifestime të tilla nuk guxon të ketë vend për emocione, fjalë apo konstatime që mund të dëmtojnë interesat afatgjate të Maqedonisë. Vlerësoj se paraqitja e tij ishte tejet jo taktike dhe se në këtë moment nuk na duhet betejë me BE-në”, u shpreh Andrej Zhernovski, kryetar i PLD-së

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *