Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti-Tihiç: Skenarët për ndarje destabilizojnë rajonin

Ahmeti-Tihiç: Skenarët për ndarje destabilizojnë rajonin

27 tetor-Duke folur për zhvillimet e fundit në rajon, Tihiç dhe Ahmeti nënvizuan se skenarët e ndarjeve në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë destabilizojnë rajonin.

Kryetari i Partisë për Aksion Demokratik dhe nënkryetari i Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Sulejman Tihiç në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni u takua me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në këtë takim bashkëbiseduesit kanë vlerësuar se shqiptarët dhe boshnjakët kanë qenë viktimat më të mëdha të luftrave në ish Jugosllavi.

Duke folur për zhvillimet e fundit në rajon, Tihiç dhe Ahmeti nënvizuan se skenarët e ndarjeve në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë destabilizojnë rajonin.

“Skenarët e ndarjeve në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe Kosovë do të destabilizonin gjithë rajonin duke nxitur konflikte të reja që do të përfshinin shumë vende në Ballkanin veriperëndimor. Politika me elemente etnike që protagojnë ndarje është e rrezikshme dhe e papranueshme për gjithë rajonin”, theksuan Ahmeti dhe Tihiç, duke shtuar se e ardhmja e rajonit është integrimi në NATO dhe BE.

Tihiç gjithashtu shprehu faleminderim të veçantë për shqiptarët e Maqedonisë për ndihmën e tyre të dëshmuar gjatë periudhës së luftës në Bosnjë dhe akomodimit të një numri të madh të refugjatëve nga ky vend në Maqedoni të cilët gjetën strehim nën kulmet e shtëpive të shqiptarëve.

Në kuadër të delegacionit boshnjak ka qenë edhe Sadik Ahmetoviç, ministër i Punëve të Brendshme të Bosnjë-Hercegovinës dhe Sanjin Halimoviç, ministër i ekonomisë.

Ahmeti shprehu gatishmërinë e BDI-së për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës. Në kuadër të agjendës së tij, kreu i BDI-së sot ka pritur edhe ambasadorin e ri të Republikës Popullore të Kinës Cui Zhiëei

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *