Home / Lajme / Rajon / Arrestohen nëntë anëtarë të Vetëvendosjes

Arrestohen nëntë anëtarë të Vetëvendosjes

24 tetor-Sipas Vetëvendosjes në dhunë e sipër ata kanë thyer edhe xhamin e derës së kolegjit. Deri më tash 9 aktivistë janë të ndaluar. Ata janë: Krenare Krasniqi, Gëzon Kastrati, Pajtim Demaj, Etleva Malushaj, Genc Sherifi, Frashër Krasniqi, Adonis Tahiri, Valdrin Ahmeti dhe Zgjim Hyseni.

Gjatë një debati për liberalizim të vizave të mbajtur në një institut privat, anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar ta ndalin fjalimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ndërsa pasi kanë demoluar brenda ambientit të Institutit për Studime Politike dhe Evropiane, ku është mbajtur debati, Policia ka arrestuar disa persona.
Të pranishëm në debat përveç ministrit të Brendshëm, ishte edhe ambasadori francez Jean-François Fitou, ndërkaq anëtarët e Vetëvendosjes nuk ishin të ftuar në këtë debat që ishte organizuar për studentët e këtij instituti.

Disa aktivistë janë çuar në këmbë papritmas dhe kanë filluar të fishkëllejnë në drejtim të ministrit të brendshëm, duke e quajtur frikacak dhe që nuk po bënë asgjë për veriun.

Pjesëtarët e Vetëvendosjes duke refuzuar të dalin nga ky takim kanë thyer dhe demoluar brenda ambientit të ISPE-së.

Pas kësaj, Policia ka arrestuar disa persona.

Nga kjo, ka mbetur i shokuar ambasadori francez, Fitou. “Janë veprime fashiste të kohës së vitit 1943. Nuk mundet të ndalet dikush të flasë atë që mendon”, ka thënë Fitou.

Ndërkaq, ministri Rexhepi mësohet se i ka quajtur fëmijë të lazdruar aktivistët, duke përsëritur refrenin se mund t’i mbajë të gjithë në xhepin e tij të vogël.

Ndryshe, Vetëvendosje përmes një njoftimi për media bën të ditur se gjatë aksionit kanë ndërhyrë truprojat e ministrit Bajram Rexhepi, rojet e Kolegjit dhe policia, të cilët kanë aplikuar dhunë të vrazhdë ndaj aktivistëve, duke i lënduar ata.

Sipas Vetëvendosjes në dhunë e sipër ata kanë thyer edhe xhamin e derës së kolegjit. Deri më tash 9 aktivistë janë të ndaluar. Ata janë: Krenare Krasniqi, Gëzon Kastrati, Pajtim Demaj, Etleva Malushaj, Genc Sherifi, Frashër Krasniqi, Adonis Tahiri, Valdrin Ahmeti dhe Zgjim Hyseni.

Në njoftimin e Vetëvendosjes thuhet se anëtarët e Vetëvendosjes vetëm kanë kritikuar ministrin Rexhepin.

”Sot, më 24 tetor, në konferencën “Liberalizimi i vizave”, mbajtur në Kolegjin ISPE në Prishtinë, ku panalistë ishin Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ambasadori francez, Jean Francois Fitou, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë kritikuar Ministrin Bajram Rexhepi për papërgjegjësinë e tij për të vepruar në veri të vendit, duke e shpalosur banerin “Fiu, fiu po t’fryen….veriu! dhe duke shpërndarë fletushka….”, thuhet në kumtesë.

Pikat e paraqitura nga anëtarët e Vetëvendosjes janë:

1. Bajram Rexhepi flet për veriun e vendit nga pozita e spektaktorit. Herën e fundit ai tha: “Një ditë do t’i vijë fundi durimit të KFOR-it”. Rexhepi flet sikur të ishte zëdhënës i KFOR-it. Mungesa e Veprimit e bën atë zëdhënës e jo ministër.
2. Bajram Rexhepi bën shaka kur pyetet për shqiptarët e rrezikuar në veri nga banda serbe, ndërsa ai vetë nuk ka qenë në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës që nga 22 shkurti i vitit 2008.
3. Ai bënë shaka me sigurinë e qytetarët, por kujdeset mirë për e tij dhe të Qeverisë së tij. Xhipat e blinduar, eskortat e truprajat sigurojnë ata nga qytetarët e pasigurt. Siguria e kësaj Qeverie bie ndesh me sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e vendit.
4. Bajram Rexhepi është i papërgjegjshëm. Ai thërret aksione me SMS por nuk është në gjendje të arrestojë kriminelë që e vranë policin Enver Zymberi.
5. Bajram Rexhepi është një frikacak i pashpresë. Tashmë i kemi parë bëmat e tij. Kur ai vepron e keqëson gjendjen, e kur flet vë në duke mungesën e veprimit të duhur. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *