Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet vrasësi i motrës pas 11 viteve në Tetovë

Arrestohet vrasësi i motrës pas 11 viteve në Tetovë

21 tetor-
Ai kishte vrarë motrën e tij me pushkë automatike “kallashnikov” në shtëpinë e tyre në fshatin Gjermë, ndërsa në vitin 2003 ishte dënuar me 5 vite burgim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai gjatë kohë ishte larg vendit, ndërsa mbrëmë është arrestuar në Tetovë, duke u dërguar menjëherë në burgun e “Idrizovës”.

Policia e Tetovës mbrëmë ka arrestuar M.M, 29 vjeç nga fshati Gjermë i Tetovës, i cili ishte në kërkim për 11 vite për vrasjen e motrës së tij.

I shumëkërkuari ishte i dënuar me pesë vite burg, ndërsa veprën e vrasjes e kishte kryer gjatë moshës minore në vitin 2000.

Ai kishte vrarë motrën e tij me pushkë automatike “kallashnikov” në shtëpinë e tyre në fshatin Gjermë, ndërsa në vitin 2003 ishte dënuar me 5 vite burgim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ai gjatë kohë ishte larg vendit, ndërsa mbrëmë është arrestuar në Tetovë, duke u dërguar menjëherë në burgun e “Idrizovës”.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *