Home / Lajme / Maqedoni / “Arsimi i integruar” në kundërshtim me interesat e shqiptarëve

“Arsimi i integruar” në kundërshtim me interesat e shqiptarëve

22 tetor-Në aspektin politik dhe kushtetuar, projekti në fjalë e thellon akoma më shumë diskriminimin gjuhësor, duke favorizuar kështu gjuhën maqedonase jashtë kornizave juridike pozitive. Në aspektin ndëretnik, ky propozim nuk e ka kuptimin e reciprocitetit që edhe maqedonasit, në komunat ku ata janë pakicë, të detyrohen ta mësojnë gjuhën shqipe apo gjuhët tjera të komuniteteve shumicë në nivel lokal.

Me të ashtuquajturin “arsim i integruar”, qeveria në esnecë synon që nxënësit shqiptarë gjuhën maqedonase ta mësojnë nga klasa e parë e shkollë fillore. Ky projekt nuk merr parasysh faktin se në aspekt pedagogjik nxënësit nuk janë të përgatitur që të mesojn tri gjuhë paralelisht në moshën gjashtëvjeçare, respektivisht që nga klasa e parë.
Në aspektin politik dhe kushtetuar, projekti në fjalë e thellon akoma më shumë diskriminimin gjuhësor, duke favorizuar kështu gjuhën maqedonase jashtë kornizave juridike pozitive. Në aspektin ndëretnik, ky propozim nuk e ka kuptimin e reciprocitetit që edhe maqedonasit, në komunat ku ata janë pakicë, të detyrohen ta mësojnë gjuhën shqipe apo gjuhët tjera të komuniteteve shumicë në nivel lokal.
Nëpërmjet këtij koncepti, thjesht synohet që integrimi i arsimit dhe gjeneratës më të re të realizohet nëpërmjet “gjuhës zyrtare maqedonase”, fakt ky që është në tërësi në kundërshtim me realitetin multietnik të vendit, praktikat e vendeve evropiane multietnike, si dhe bie ndesh me aspiratën e shqiptarëve për tu bërë komb shtetformues me gjuhen shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në nivel të vendit.
Me përjashtim të integrimit gjuhësor maqedonas, ky projekt nuk ofron asgjë të re në kuptim të integrimit multietnik në aspekt kulturor, historik dhe nuk i kontribuon stabilitetit dhe mirëkuptimit ndëretnik në kuadër të gjeneratave të reja.
Ky projekt mund të jetë i pranueshëm vetëm nëse si i tillë do të jetë obligativ në të njëjtën kohë si për shqiptarët, ashtu edhe për maqedonasit. Në të kundërtën ky projekt nuk do të përkrahet nga nxënësit , prindërit, arsimtarët dhe komunat shqiptare.

Zyra për komunikim – RDK

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *