Home / Lajme / Maqedoni / ARSIMI KAH PO SHKON

ARSIMI KAH PO SHKON

6 tetor-Jo cdokush meriton epitetin e te qenurit “mésues”,shumé bukur e ka definuar Géte me thenjen “Ata ,nga te cilét ne mésojmé me té drejt quhen mésuesit tané ,por jo kushdo qé na méson e meriton keté emér.”Farra e mbjellur nga mésuesit ,rritet pér tu korrur nga populli.

Shkruan:Blerim Husejni -Tetové

Politika eshte art i se mundéshmes mirpo ata te cilet merren me keté art keqperdorimin e bejn pikerisht ne frazen “te mundéshme” per ti ikur pergjegjesis dhe pa aftesis se tyre.
Nuk kemi verejtur deri me sot nje politikan i cilit do nivel udheheqes te jep pergjegjesi per punen e bere ne mandatin qe ai ka te cilit do nivel.
Ateher kur jan né fushatat parazgjedhore apsolutisht nuk mbajne kurrfar llogarie se cfar flasin,cfar premtojn dhe a eshte e “mundeshme ” apo jo ,sepse te tillet mendojn se edhe génjeshtra ben pjese ne artin e se “mundeshmes” qe dmth poqese mundet pse mos mashtrojn ne emer te se mundéshmes.Genjeshtarét qé génjejné shumé nuk u besojn mé as kur e thon te verteten ,ne kete nivel gjendet sot politika shqiptare ne Maqedoni.
Ajo qe vérehet te politikanet tané eshte se kan mesuar shume mire te arsyetojn genjeshtrat dhe paaftesin e tyre pikerisht duke u thirur ne frazen”te mundeshme” dhe pa kurrfar turpi ne vazhdimsi perserisin kete duke pretenduar se ky popull i cili ne vazhdimsi ka qene i perbuzur,i diskriminuar dhe nencmuar dhe tani mé edhe buze varferis se skajshme aq meriton.
Duhet perkujtuar te tilleve se te gjithe ata te cilet u pasuruan ne emer te keqéperdorimit,manipulimit dhe vjedhjes heret a vone do te marrin dénimin sepse thuajse nuk ekziston shembull ne bote kur polikanet e tille kan mbetur pa u ndéshkuar ,fundin te tillet e kan patur shum te dhimbéshem si per vete apo pasardhesit e tyre..

Te marrish sot nje pergjegjesi publike dhe te manipulohet ne emer te saj eshte papergjegjshmeri separi njerzore.
Ata te cilét mburren me triumfin momental politik apo te cfardo natyre te jete duhet té din se né jeté asgje nuk eshte e perhershme ,perkundrazi cdo gje eshte e perkohshme dhe nese nuk posedon vlera njerzore te gjitha te bémat do tu kthehen bumernag.
Vlera e njeriut matet me karakterin e tij,moralin e larte .
Fillimisht njeriu vlersohet sipas dituris qe posedon,punes qe ben ,ndershmeris,bujarise dhe urtesis qe posedon,e jo sipas pasuris apo pozites se perkohshme qe ushtron.
Po te fillojm nga ajo me elementarja qe ne fakte eshte baza e cdo gjeje arsimimi i femijve tane,do te shohim se ne cfar niveli gjendemi duke filluar separi nga kuadri i papergjegjshem mesimédhenésish .
Duket se disa nga ta jan marr nga rruga dhe drejt neper shkolla vetem e vetem se i takojn nje provinence politike dhe si shperblim per votat qe kan grumbulluar detyrimisht partia duhet ti gjej nje vend puno kudo qe te jete pa marr parasysh se a plotésohen kriteret qe kerkon ai vend pune duke mos analizuar se i njejti neser do te jeté mesimedhénesi i femijve te tyre.
Nese nuk nderprehet procesi i nderhyrjes se politikes neper shkolla ,universitete pasojat do te jene shumé te rezikshme sepse ne vend qe gjeneratat e ardhshme te dalin me te arsimuara ne kemi te kunderten gje qe eshte duke e cuar ne shkatrim total sistemin arsimore.
Mésimet e kéqija jo kualitative si pasoj nxjerrin qytetaré té kéqij,nderkaq pa arsim te miréfillt ska qytetérim.Kushdo qé studjon historiné e fatékeqésive té popujve te ndryshem bindet se pjesa mé e madhe e fatékeqésive ka ardhur si pasojé e paditurisé.
Nuk ka mjet mé té mire pér té cmuar njé popull se sa té vérejsh gjendjen e shkollave te tij.
Nje thenje e nje dijetari thot”Kushdo qé lé anésh mésimin né rinin e tij humbet te shkuaren dhe éshté i vdekur né té ardhmen”.Por kush e ka rolin mé té rendesishem per arsimin-sigurisht se mésimédhenesi i devotshem dhe i perkushtuar ne profesionin e tij te shenjte.Mésimdhenesi neqoftése éshté i ndershem duhet té jeté gjithnjé nxénes i vémendshem.
Jo cdokush meriton epitetin e te qenurit “mésues”,shumé bukur e ka definuar Géte me thenjen “Ata ,nga te cilét ne mésojmé me té drejt quhen mésuesit tané ,por jo kushdo qé na méson e meriton keté emér.”Farra e mbjellur nga mésuesit ,rritet pér tu korrur nga populli.

Si mund te pretendojm se na pret nje e ardhme me e mire kur femijt tane -ajo qe duhet te jete e ardhmja jone i kemi len ne dore te lloj lloj matrapazi qe ska asgje te perbashket me kulturen dhe arsimin.
Ku eshte roli ai atyre drejtoreve qe menaxhojn shkollat si ato fillore apo te mesme a thua valle nuk verejn separi gjerat elementare ne cfar niveli pastertie gjendet shkolla e tyre qe ata menaxhojn ,cfar dicipline dhe sjellje kan separi punonjesit e tij -arsimtaret e me pas nxenésit a thua valle edhe per keté do te arsyetohen per mungese mjetesh financiare , a kané te tillet njohuri se cilat jane detyrat e tyre apo mjafton per ta se kan marr titullin “drejtor”.Kush valle i pengon qe disa her brenda dites te kontrolloj se si eshte pastertia dhe rregulli ne shkollen qe ai menaxhon,kush e pengon qe te kontrolloj se a jane duke kryer te punesurait e tij punen si duhet,kush e pengon qe te kontaktoj me nxenes per tu njohtuar per shqetsimet e tyre etj. etj.
Ku jane ata inspektor te arsimit qe kan per obligim te kontrollojn punen e mesimédhenesive apo valle qellimi eshte vetem organizimi i seminareve te ndryshme sa per fituar para dhe me kaq perfundon puna e tyre ,ku jane ata pergjegjes te ministrisé si qendrore poashtu edhe rajonale apo valle puna e tyre e veteme eshte percaktimi i personave kush do te punesohet neper shkolla ,kush duhet te largohet etj. etj.
Kur dikush e merr rolin e mesimedhenesit duhe separi te dije se ka marr pergjegjesi shum te madhe dhe se a eshte ne gjendje te jete ne nivelin e asaj pergjegjesie sepse te eshte dhene per edukim femija -gjeja me e vlefshme per cdo njeri,vepro me ata femij ashtu siq do te deshiroje qe te veprojn me femijt e tuaj.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *