Home / Lajme / Maqedoni / Asfaltohet rruga përgjatë Vardarit

Asfaltohet rruga përgjatë Vardarit

17 tetor- Në fund të këtij viti do të bëhet publik edhe raporti i të gjitha punëve të realizuara për këtë vit kalendarik, ndërsa investime më të shumta dhe më madhore, pritet që të kemi në vitin e ardhshëm, 2011”, nënvizoi Osmani.

Rruga përgjatë lumit Vardar nga ana e Thertores industrial, u asfaltua gjatë kësaj fundjave. Punimet nga afër i përcolli edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani.

“Komuna e Gostivarit me këtë dëshmon se bën një politikë të ekuilibruar dhe të drejtë në investimet në infrastrukturë nëpër vendbanimet rurale dhe lagjet në pjesët urbane të qytetit. Ky është një investim kryekëput i Komunës së Gostivarit. Ne do të vazhdojmë që të bëjmë investime, ndërsa në ditët në vijim do të promovojmë një pjesë të punëve të realizuara në periudhën e shkuar, si dhe punëve që do të pasojnë”, theksoi Osmani.

Kryetari i komunës, gjithashtu paralajmëroi investime të shumta në infrastrukturë në periudhën që vjen.“Vlera e investimeve në infrastrukturë për këtë vit do të arrijë rreth 250 mijë euro, dhe duke pasur parasysh se zgjedhjet e parakohshme parlamentare ndërprenë për një periudhë të caktuar realizimin e projekteve, mund ta quaj këtë vit si të suksesshëm për komunën e Gostivarit. Në fund të këtij viti do të bëhet publik edhe raporti i të gjitha punëve të realizuara për këtë vit kalendarik, ndërsa investime më të shumta dhe më madhore, pritet që të kemi në vitin e ardhshëm, 2011”, nënvizoi Osmani.

Banorët e lagjes shprehen të kënaqur nga ky hap i Komunës së Gostivarit, posaçërisht shkaku asaj se në mandatin e kaluar ata u anashkaluan, kur kjo rrugë u asfaltua deri në gjysmën e gjatësisë së saj.

Segmenti i rrugës që u asfaltua, është me gjatësi rreth 350 metra, ndërsa Komuna e Gostivarit nga buxheti I saj ka ndarë rreth 1 milion denarë për këtë dedikim

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *