Home / Sport / Ballistët ultimatum Kryesisë!

Ballistët ultimatum Kryesisë!

Rrebelohet Shoqata e Tifozëve të kampionit aktual të Maqedonisë, Shkëndija. Shoqata e Tifozëve “Ballistët” ka qenë gjithmonë përkrah Shkëndijës, si në kohë të mira, ashtu edhe në të vështira.

Duke patur në konsideratë gjendjen momentale, “Ballistët” konstatojnë se ndodhitë e fundit në klub janë të mjerueshme. Përmes një komunikate ata kanë shprehur pakënaqesine e tyre me qasjen joserioze të udhëheqësisë së klubit dhe mos angazhiminin maksimal të lojtarëve.

Sipas “Ballistët”, Shkëndija nga një ekipi kampion, nga i cili pritej të mbrojë titullin, përfundon në një ekip i cili nuk e dëshmon të lartpërmendurën.

Sipas “Ballistët”, këto janë arsyeja e notës proteste:

1. Humbja nga pretendentët kryesorë për titull, Rabotniçki dhe Vardari;

2. Eliminimi nga Kupa e IRJM-së;

3. Blerja e tepërt e lojtarëve sllavo-maqedonas, veprim i cili është në kundërshtim me traditën e pastërt shqipëtare të klubit;

4. Marrëveshja dinake e kryesisë për ndalimin e “Ballistëve” për të udhëtuar në Shkup, pa autorizimin e tyre;

5. Humbja turpëruese nga rivali i përbetuar, Teteksi, humbje e cila e arriti kulmin e dëshperimit të tifozëve.

Më tej “Ballistët” shprehen se “Për tu zmadhuar pakënaqesitë tona vijojnë edhe sjelljet e këqija dhe injoruese të kryesise së klubit ndaj nesh”, konkretisht:

– Mos sigurimi i mjeteve transportuese për udhëtimet tona jashtë qytetit; në Turnovë ndaj Horizontit, në Kratovë ndaj Sileksit, në Shtip ndaj Bregallnicës si dhe në Shkup ndaj Vardarit.

Mllefi më i madh i cili solli deri tek shkrimi i kësaj komunikate është ngjarjet e fundit në ndeshjen kundër rivalit të urryer Teteksit, ku pas përfundimit të ndeshjes, mercenarët e shtetit apo njësitet e MPB-ës, kryesisht të huaj, provokuan mijëra tifoz Shqipëtar përmes sharjeve dhe fyerjeve në baza nacionale. Edhe pas tentimeve nga ana e sportdashësve për të ruajtur gjakftohtësinë e tyre, situata u tensionua dhe eskaloi në ekces kur fatëkeqsisht një turmë njerëzish ranë pre provokimeve dhe i’u kundërpërgjigjën sharjeve në të njejtën mënyrë.
Ky veprim u “mirëprit” nga mercenarët e lartpërmendur dhe atëhere ata filluan të ndjekin, arrestojnë dhe maltretojnë brutalisht cdo qytetar të Tetovës duke vazhduar deri në qendër të qytetit. Më shqetësues ishte fakti se njësitet e MPB-ës filluan të arrestojnë njerëz të rastit dhe shumë fëmijë të mitur.

Si përfundim i gjithë këtyre ndodhive dhe këtij mllefi, Shoqata vendos ultimatum drejtuar kryesisë së klubit:

” – Urdhërojmë largimin e menjëhershëm nga radhët e klubit lojtarin Mirosllav Jovanovski .
– Urdhërojmë të mos meren vendime për “Ballistët” pa autorizimin tonë.
– Urdhërojmë të meren parasysh kërkesat tona për organizimin e ndeshjeve. “

Nëse nuk përmbushet urdhëri i parë i ultimatumit në afat kohor prej një jave atëherë ne si Shoqatë do të detyrohemi ti zbatojmë mënyrat tona për përmbushjen e këtij urdhëri , kjo vlen edhe për kërkesat tjera, thuhet në fund të komunikatës së Shoqata e Tifozëve “Ballistët”.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *